Kuvendi të shtunën, Abdixhiku: LDK nuk është parti që frikësohet nga anëtarësia e vet

26 Janar 2026 | 11:47

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar duke theksuar se LDK “nuk është parti që frikësohet nga anëtarësia e vet, as nga vota, as nga gara”, duke nënvizuar se vendimet në parti janë marrë gjithmonë në Kuvend, hapur, me debat dhe me shumicë votash.

Ai ka bërë të ditur se kjo qasje do të ndiqet sërish këtë të shtunë, kur LDK do të mblidhet për të diskutuar dhe për të vendosur mbi të gjitha çështjet e saj, “me vullnet të lirë dhe me votë të lirë”, siç i takon një partie demokratike.

Abdixhiku ka deklaruar se “koha tani të flasë anëtarësia jonë”, ndërsa ka shprehur bindjen se nga ky proces LDK do të dalë më e fortë, më e organizuar dhe më e përqendruar në të ardhmen e partisë dhe të Kosovës.

“LDK nuk është parti që frikësohet nga anëtarësia e vet, as nga vota, as nga gara. Vendimet e saj i ka marrë gjithmonë në Kuvend, mes njerëzve të vet, hapur, me debat dhe pa frikë; dhe në fund, me shumicë. Edhe në kohë shumë më të vështira se kjo”, shkruan Abdixhikun ë Facebook.

Ai po ashtu ka njoftuar se sot ka dërguar ftesën zyrtare për delegatët e LDK-së dhe se të shtunën do të takohen për të vendosur “drejtimin e shtëpisë sonë”.

Dje, Anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe ish-kryeministri Avdullah Hoti ka njoftuar se do të kërkojë besimin e Kuvendit të Lidhjes Demokratike të Kosovës për ta udhëhequr këtë parti.

Hoti ka vendosur ta kërkojë besimin në kuvendin e LDK-së, pasi kryetari aktual Lumir Abdixhiku ka ofruar dorëheqjen dhe tash i mbetet Kuvendit që të vendos për apo kundër.

Të shtunë, LDK në Pejë ka mbajtur mbledhjen e Kryesisë, ku është diskutuar për Kuvendin Qendror që do të mbahet më 31 janar 2026, në të cilin pritet të vendoset për votëbesimin ndaj kryetarit Lumir Abdixhiku.

Anëtarët e Kryesisë kanë debatuar hapur për situatën aktuale në parti, ndërsa shumica e diskutimeve kanë qenë në mbështetje të kryetarit Abdixhiku.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në

Kandidatja për president nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani ndodhet në Gjilan nga ku ka falënderuar qytetarët për mbështetjen, duke e cilësuar atë si një...
13:54 | 04/06/2026

Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec

Kolektivi për Mendim dhe Veprim feminist ka mbledhur këtë të enjte dis aktivistë tek Ambasada e Shqipërisë në Prishtinë, për t’u solidarizuar me protestat në...
13:36 | 04/06/2026

Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit

Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, i kërkoi Serbisë të përshpejtojë reformat dhe të avancojë dialogun me Kosovën, duke theksuar se zgjerimi i Bashkimit Europian...
13:09 | 04/06/2026