Forum për dialogun politik, Ermal Hasimja: Synojmë të bashkojmë forcat opozitare
Ermal Hasimja ka prezantuar një nismë të re, një forum për dialogun politik, e cila synon të bashkojë forcat opozitare.
Ai thekson se nuk synojnë krijimin e një partie politike, por u shpreh se synon gjetjen e një zgjidhje në kushtet kur ‘opozita është e përçarë dhe qeveria është ajo që është’, siç u shpreh ai.
Deklarata e përbashket e Forumit për Dialogun Politik:
Duke konstatuar me shqetesim degradimin e geverisjes dhe perhapjen e korrupsionit ne te gjithe nivelet e saj, rritjen e pushtetit te krimit te organizuar dhe narkotrafikut ne vendimarrien publike dhe te vetedijshem per veshtiresite qe po kalon opozita ne ndertimin e nje alternative te besueshme dhe efikase, ne, nje grup anetaresh te pavarur nga partite, por me qendrim opozitar, kemi vendosur te ndermarim nje nisme publike per lehtesimin e dialogut mes partive te opozites, rakordimin e qendrimeve dhe vendosjen e nje bashkepunimi te pranueshem mes tyre me qëllim:
1. Krijimin e trysnise se nevojshme per zgjedhje te lira, te ndershme e te barabarta sipas rekomandimeve te OSBE-ODIHR-it.
2. Fuqizimin e opozites dhe bashkepunimin per nje front te perbashket e te besueshem opozitar, pa prekur identitetet dhe specifikat e seciles parti.
3. Mbeshtetjes se funksionimit kushtetues te drejtesise ne luften e tij per goditjen e korrupsionit dhe narkotrafiqeve ne partneritet me SHBA-te dhe BE-ne.
Ne synome t’i arrijme keto qellime permes:
1. Rakordimit te qendrimeve te opozites per nje kod te ri zgjedhor që forcon demokracine perfaqësuese dhe merr parasysh interesat e te gjithe partive te opozites.
2. Krijimit te nje platforme bashkepunimi mes partive opozitare ne kuader te zgjedhjeve te ardhshme mbi bazen e parimeve te perbashketa dhe pa cenuar identitetin dhe objektivat e seciles prej tyre.
Ne kuader te kesaj nisme u bejme thirje te gjithe forcave politike dhe organizatave te tjera opozitare te behen pjese e ketij procesi duke lene menjane interesat e ngushte politike ne sherbim te mundesimit te ndryshimit te qeverisjes ne Shqiperi.
Ne ditet ne vijim Forumi i Dialogut Politik do te takoje perfaqesuesit e partive opozitare dhe me pas do te organizoje nje tryeze te perbashket per arritjen e nje marreveshjeje te arsyeshme dhe te pranueshme bashkëpunimi.
Anëtaret themelues te Forumit
Ermal Hasimja
Altin Gjeta
Redi Ramaj
Florjan Hackaj
Hektor Ruci
Karamuço: Rama mori pistoletë dhuratë nga Erdogan, mbetet për t’u parë si do ta sjellë në Shqipëri
Ina Zhupa: 4.2 mln euro për koncertin e Kanye West, akti normativ antikushtetues
Dita e 39-të, protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 22:27 SHBA nis sulme ndaj Iranit, shpërthime në portet e Bandar Abbas dhe Shirik
- 22:26 Erdogan u dhuron liderëve të NATO-s pistoleta të personalizuara
- 22:26 Karamuço: Rama mori pistoletë dhuratë nga Erdogan, mbetet për t’u parë si do ta sjellë në Shqipëri
- 22:15 Ina Zhupa: 4.2 mln euro për koncertin e Kanye West, akti normativ antikushtetues
- 22:02 Gazetari jep detajet e konferencës: Erdogan përmendi Kosovën dhe konfirmoi angazhimin e Turqisë në KFOR
- 21:59 “Samiti i NATO-s do zhvillohet në Tiranë”, Eksperti nga SHBA: Tregon arritjet diplomatike të Shqipërisë