Vengu: Po investojmë në mjete të reja, i pari pritet të vijë brenda këtij viti
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, këtë të hënë zhvilloi një konferencë për mediat, në të cilën ceku edhe investimeve që do të bëhen në 2026 në fushën e mbrojtjes.
Sipas Vengut, në 2026 do të shtohen sistemet artilerie dhe sistemet e para kundërajrore pas dekadash mungese të këtij kapaciteti.
“Elementi i dytë i investimeve është industria ushtarake, të cilën e shohim si një investim në sovranitetin teknologjik të vendit, në ekonominë e vendit, pasi po largohemi nga blerja në tregtinë kombëtare dhe po shkojmë drejt prodhimit. Jemi në negociata me gjigantin italian Finkantieri për prodhimin e anijeve në Pashaliman. Në të gjitha këto aktivitete në këtë industri janë bërë porositë e para, kanë filluar të vijnë linjat e prodhimit, kanë filluar rekrutimet e para me 50 veta dhe presim që të rekrutohen këtë vit 326 persona, të cilat janë vende të lira pune që parashikohet të krijojnë 3.8 milionë euro të ardhura direkte dhe 8 milionë të ardhura indirekte. Elementi tjetër i investimeve është infrastruktura kritike, ku ne vijojmë të investojmë në koridorin 8, koridor civil, transport dhe siguri. Kemi kampusin e akademisë, shkollën e aviacionit, projekti është finalizuar, investimi është buxhetuar dhe është në provë. Kemi dhe një rrjetizim në mbarë vendin, në të cilin forcat e armatosura, që i kishte neglizhuar, do të vazhdojmë, qoftë në Burrel, Kukës, Bushat etj. Do të vazhdojmë të investojmë edhe në spitalin e Traumës, në fazën e dytë të investimit, në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë”, u shpreh Vengu.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet