“Në audiopërgjim dëgjohet qartësisht”, Artan Hoxha: Vrasjet në 21 janar janë bërë me urdhër
Gazetari Artan Hoxha ishte të hënën në SPAK ku siç tha, dorëzoi kasetën origjinale të komunikimit të zinxhirit të gardës gjatë demonstratës së 21 janarit 2011 ku u vranë 4 protestues.
Në një deklaratë për mediat pasi doli nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme, Hoxha u shpreh se në audiopërgjimin që dorëzoi “dëgjohen qartësisht dhe cilësisht urdhrat e dhëna nga komandanti i Gardës kur kanë ndodhur vrasjet në 21 janar”.
Sipas tij, audiopërgjimi, që me gjasë do t’i nënshtrohet ekspertizës në një laborator jashtë pasi SPAK nuk i kapacitetet, tregon më së miri se 4 vrasjet në 21 janar nuk ishin nga pakujdesia, siç kane vendosur gjyktatat më herët por ishin vrasje me dashje.
“Është një kasetë diktofoni, është dorëzuar origjinale që të bëhet edhe verifikimi, edhe materiali i parë që kam dorëzuar me sa di nuk është ekspertuar ende se nuk ka laboratorë, kështu që besoj se do bëhet jashtë. Është audio origjinale ku dëgjohet qartësisht dhe cilësisht urdhrat e dhëna nga komandanti i gardës kur kanë ndodhur vrasjes në 21 janar. Ka një problem shumë të madh se jemi në vitin e 16-të dhe shumë vepra penale mund të jenë parashkruar. Burimi në këtë rast jep informacion mbi vrasjet e ndodhura në bulevard, është shumë i rëndësishëm mbrojtja e burimit, se ka denoncuar një krim shtetëror, ka bërë një shërbim shumë të madh pasi gjykatat e mëparshme i kanë cilësuar vrasje nga pakujdesia. Vrasjet janë bërë me urdhër dhe kishte një hierarki që komandonte gardën, është shumë i rëndësishëm mbrojtja e burimit, se denoncon një krim shtetëror”, tha gazetari.
73-vjeçari humbi jetën në aksident, banorët e Përparimit kërkojnë masa urgjente në aksin Elbasan–Peqin
Hani i Hotit dhe Muriqani me fluks të lartë automjetesh, Policia raporton ulje të aksidenteve në Shkodër
Dy vatra zjarri në Himarë, zjarrfikësit dhe Forcat e Armatosura në terren
- 19:31 “Aventura” me mjetin ushtarak përfundon keq, arrestohen dy ushtarë britanikë
- 19:23 Varka e policisë përplaset me Urën Westminster në Londër, plagosen 5 efektivë
- 18:15 73-vjeçari humbi jetën në aksident, banorët e Përparimit kërkojnë masa urgjente në aksin Elbasan–Peqin
- 17:47 Hani i Hotit dhe Muriqani me fluks të lartë automjetesh, Policia raporton ulje të aksidenteve në Shkodër
- 17:40 Tregu i punës në vështirësi, papunësia në Shqipëri mbetet sfidë
- 17:32 Dinamo barazon në Slloveni, kualifikimi ndaj Aluminij vendoset në “Elbasan Arena”