Baza në Pashaliman, Vengu: Që nga viti 1992 i qëndrojmë kësaj marrëveshjeje
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu gjatë konferencës së sotme ka folur lidhur me rritjen e kapaciteteve të Forcës së Armatosur.
I pyetur nga gazetarja e Euronews Albania, Sara Demushi se çfarë qëndrimi mban Shqipëria si pjesë e NATO-s, në kohën kur Europa ndodhet mes tensioneve me SHBA-në dhe Groelandën, Vengu u përgjigj duke u ndalur në tre elementë.
“Përmendet shpesh pyetja se çfarë bën Shqipëria. Për Shqipërinë nuk bëhet fjalë për një zgjedhje mes të dyjave. Mënyra se si e ndërtojmë politikën në fushën e mbrojtjes ka të bëjë me identitetin tonë tërësisht atlantik. Shqipëria ka tre elementë kur vje puna tek garancitë e sigurisë kolektive. Aleanca NATO si garanci sigurie. Bashkimi Evropian është më shumë në rrafshin e një projekti politik dhe civilizues dhe nga ana tjetër, në bashkëpunim me SHBA-në është de facto boshti ku testohet besueshmëria jonë ushtarake.
Janë tre shtylla të së njëjtës arkitekturë. Ne nuk jemi mes Washingtonit dhe Brukselit, por brenda të dyjave.
Më tej, ministri i Mbrojtjes ka rikujtuar marrëveshjet strategjike të vendit, kryesisht atë më Turqinë për Pashalimanin.
“Marrëveshja me Turqinë për Pashalimanin, e cila është në fuqi që nga viti 1992, mbetet e vlefshme dhe nuk përbën kundërshtim për bashkëpunimet e tjera ndërkombëtare. Po ashtu, projekti me kompaninë italiane Fincantieri për prodhimin e anijeve të reja ushtarake është një investim i pavarur, i cili shkon paralelisht me marrëveshjet e reja dhe kontribuon në modernizimin e flotës detare”, tha Vengu.
Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit