Rrjeti SafeJournalists: Ndryshimet në Kodin Penal duhet të forcohen për të siguruar dekriminalizimin e plotë të shpifjes
Organizatat e shoqërisë civile dhe të lirisë së medias në Shqipëri bëjnë me dije se thirrja e tyre për dekriminalizimin e plotë të shpifjes dhe fyerjes ka marrë mbështetje të gjerë nga rrjete dhe organizata kryesore evropiane dhe ndërkombëtare për lirinë e shprehjes dhe mbrojtjen e gazetarëve.
Rrjeti SafeJournalists, partnerët e Mekanizmit të Reagimit të Shpejtë për Lirinë e Medias (MFRR) dhe Reporterët pa Kufij (RSF), së bashku me organizata të rëndësishme si European Centre for Press and Media Freedom (ECPMF), European Federation of Journalists (EFJ), ARTICLE 19 Europe, Osservatorio Balcani Caucaso Transeuropa (OBCT) dhe International Press Institute (IPI), kanë reaguar publikisht duke mbështetur të njëjtin qëndrim parimor.
Këto organizata vlerësojnë elementet pozitive të përfshira në ndryshimet e fundit të Kodit Penal, veçanërisht forcimin e mbrojtjes penale kundër dhunës dhe kërcënimeve serioze ndaj gazetarëve. Megjithatë, ato theksojnë se ndryshimet e miratuara deri tani nuk sigurojnë ende dekriminalizimin e plotë të shpifjes dhe fyerjes dhe mbeten të pjesshme, në kundërshtim me standardet evropiane për lirinë e shprehjes.
Ata inkurajojnë autoritetet shqiptare të ndërtojnë mbi hapat pozitivë të ndërmarrë deri tani dhe të ndjekin dekriminalizimin e plotë të shpifjes dhe fyerjes, në përputhje me standardet evropiane dhe ndërkombëtare, duke siguruar që mbrojtja e shprehjes të jetë e bazuar në funksionin e saj dhe në interesin publik dhe mirëbesimin, e jo në kritere profesionale ose statusore.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania