Vritet me armë zjarri 45-vjeçari në Peqin, arrestohet autori
Një tjetër vrasje ka ndodhur ditën e sotme në vend. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Gjocaj, në Peqin ku gjatë një konflikti për motive të dobëta, Leonard Bashaliu, 36 vjeç ka vrarë me armë zjarri shtetasin Ylber Xhahysa, 45 vjeç.
Policia e mbërritur në vendngjarje bëri të mundur identifikimin e më tej arrestimin e autorit të krimit.
Ditët e fundit një numër i madh ngjarjesh kriminale janë shënuar në vend. Një ditë më parë një krim në familje ndodhi në Librazhd, ku burri vrau gruan e më pas u vetëvar, ndërsa ditën e diel, një burrë në Shkodër vrau motrën.
Po të dielën një biznesmen u vra më armë zjarri në Sarandë, ndërsa më 4 qershor kryeqyteti u trondit nga një vrasje me armë zjarri e ndodhur në mes të qytetit në mes të ditës, ku vjehrri vrau me armë zjarri dhëndrin në proces divorci me vajzën e tij.
LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut