Arrestohet babai që plagosi vajzën dhe një kalimtar në Durrës

26 Janar 2026 | 15:34

Dy persona kanë mbetur të plagosur me mjet prerës mëngjesin e së hënës në Durrës, në një ngjarje të rëndë të ndodhur në lagjen nr. 12 të qytetit bregdetar.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, shtetasi Mikel Ndoj, 56 vjeç, ka plagosur me thikë vajzën e tij, Xhesika Ndoj, 24 vjeçe, në rrethana ende të paqarta. Gjatë konfliktit ka mbetur i plagosur edhe shtetasi O. M., kalimtar i rastit, i cili ka ndërhyrë për të ndalur autorin.

Të plagosurit janë transportuar në Spitalin Rajonal Durrës dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Policia bën me dije se autori është arrestuar, ndërsa vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026