Vrau dhëndrin për divorcin me të bijën, Mexhit Picari u kërkon falje nipërve: Vajza s’ka pasur dijeni

8 Qershor 2021 | 09:27

Gjykata ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për Mexhit Picarin dhe vajzën e tij, Dhurata Saliaj, të akuzuar për vrasjen e Kudret Saliajt disa ditë më parë në kryeqytet

Sipas prokurorit të çështjes, Mexhit Picari dhe Dhurata Saliaj ditën e krimit kanë qëndruar në një tavolinë në lokalin ku gjendej edhe viktima dhe aty kjo e fundit i ka dhënë të atit një çantë krahu nga ku Mexhiti ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar Kudret Saliajn dhe Adriatik Camajn.

Autori i vrasjes, Mexhit Picari u shpreh para gjykatës se kërkonte ndjesë publikisht për çfarë kishte bërë, ndërsa mohoi që e bija të ishte bashkëpunëtore në krim.

“Të më falin nipërit dhe mbesat i kërkoj falje edhe vajzës që i vrava burrin. Dhurata s’ka pasur dijeni. Pistoletën e kisha në brez dhe s’e mora në çantën e gocës”, tha Picari.

Nga ana e saj, edhe Dhurata Saliaj mohoi të ishte në dijeni të qëllimit të të atit për të vrarë ish-bashkëshortin.

Teksa kërkoi nga gjykata të lirohej, pasi kishte tre fëmijë të mitur për të rritur, ajo u shpreh se nuk do ta lejonte kurresesi të atin t’i vriste babanë e fëmijëve.

“Atë ditë isha për në gjykatë. S’e dija që babi do bënte vrasje, s’do e lejoja kurrë. Kudreti ishte babai i fëmijëve të mi e s’do e lejoja. Kërkoj mëshirë nga gjykata, kam tre fëmijë për të rritur”, tha Dhurata Saliaj.

Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e 4 qershorit në ambientet e një lokali pranë Gjykatës së Tiranës.

Vetëm 10 minuta përpara seancës së radhës së divorcit, Kudret Saliaj u ekzekutua nga vjehrri i tij, Mexhit Picari, i cili qëlloi dhëndrin e tij me 8 plumba.

Gjatë breshërisë së plumbave mbeti i plagosur edhe Adriatik Cama, i cili ndodhej nën shoqërinë e viktimës.

Për këtë ngjarje u arrestua Mexhit Picari dhe vajza e tij Dhurata. Kjo e fundit akuzohet për bashkëpunim në vrasje.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e 74-vjeçarit në Kavajë, zbardhen detaje të reja nga konflikti mes dy vëllezërve

Detaje të reja kanë dalë për sa i përket ngjarjes së rëndë të ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Agonas të Kavajës, ku si pasojë...
08:13 | 25/06/2026

“Mos e çoni as ndërmend të jepni dorëheqjen”/ Rama publikon mesazhin e qytetarit: Nuk ka forcë që na ndal

Kryeministri Edi Rama këtë të enjte ka shpërndarë në “Facebook” një mesazh nga një qytetari nga Vlora i cili i bën thirrje të mos e...
08:09 | 25/06/2026

Plagosje me thikë në Sukth, daja dyshohet se plagosi nipin

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të mërkurë në Sukth, ku një 25-vjeçar ka mbetur i plagosur me mjet prerës. Sipas burimeve policore, i...
07:57 | 25/06/2026