Hasimja zbërthen nismën e re mbi Forumin për Dialog Politik, tregon synimin
Ermal Hasimja, nismëtari i Forumit për Dialog Politik, i cili ka prezantuar këtë të hënë një platformë përbashkimi për partitë opozitare, ka folur për Euronews Albania në edicionin informativ me Mirela Milorin mbi synimin e kësaj nisme.
Hasimja tha se nevojitet një platformë bashkëpunimi mes partive opozitare që të jenë së bashku për të ndërtuar, sipas tij, një alternativë elektorale kundër qeverisë.
“Është një nismë e lindur nga nevoja për të pasur një bashkëpunim, jo bashkim, midis partive të opozitës, për ato objektiva që i kanë të përbashkëta, përballjen me qeverinë në radhë të parë. Të gjithë janë të interesuar për të pasur zgjedhje të lira dhe të ndershme, qoftë edhe për t’i marrë sipas standardeve të OSBE-ODIHR, që i dimë të gjithë përmendësh, apo për të goditur krimin e organizuar dhe korrupsionin, apo narkotrafikun, që janë problem në raport me SHBA. Këto janë ato që i bashkojnë, por ka edhe çështje që i ndajnë, duke qenë se kanë konkurrencë brenda llojit. Në zgjedhjet e kaluara, partitë e vogla mund të kishin deri diku të drejtë, në sensin se secila prej tyre ka shpresuar se do të merrte më shumë vota nga sa mori,” – tha Hasimja.
Eric Wendt kandidati i Trump për ambasador në Shqipëri, Çejku: Një kandidaturë shumë e mirë
Analisti komenton zgjedhjet në PD: Ka vetëm një kandidat, nuk ka kuptim të ketë proces
Braçe kundër ‘Diellës’: Nuk e jap votën për ministra me AI
- 22:39 “Humbësit e mëdhenj janë PS dhe PD”, Çela bën bilancin pas 24 ditë proteste
- 22:34 Studiuesi: Familja e Goxhajt iu përkushtua Kosovës, politika jonë nuk vlerëson kontributet
- 22:27 “Rama s’ka shans të dialogojë”, parashikimi i Alibeajt: Do vazhdojë luftën e fortë
- 22:07 “Rama me zor po priste që të dilte koka e protestës”, Iljazaj: Sulmi ndaj Goxhajt, strategji
- 22:02 Protestuesit vendosin shirita “skenë krimi” dhe një sirenë policie para Kryeministrisë
- 21:55 Aksident në Lungomare, motori përplas një të moshuar