Italia: BE të marrë masa ndaj Gardës Revolucionare të Iranit, të shtohet në listën e organizatave terroriste

26 Janar 2026 | 20:35

Ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani ka bërë me dije se Italia do t’u kërkojë partnerëve të Bashkimit Evropian këtë javë që ta vendosin Gardën Revolucionare të Iranit (IRGC) në listën e terroristëve të BE-së.

Tajani tha se shtypja e përgjakshme iraniane ndaj protestave në rrugë këtë muaj nuk mund të injorohej. Ai shtoi se do ta ngrinte çështjen në një takim të ministrave të jashtëm të BE-së në Bruksel.

“Do të propozoj, në koordinim me partnerë të tjerë, përfshirjen e Gardës Revolucionare në listën e organizatave terroriste, si dhe sanksione individuale kundër atyre që janë përgjegjës për këto akte të shëmtuara”, tha ai.

Etiketimi si grup terrorist do të shkaktonte një sërë masash ligjore, financiare dhe diplomatike që do ta kufizonin ndjeshëm aftësinë e IRGC-së për të vepruar në Evropë.

E themeluar pas Revolucionit Islamik të Iranit në vitin 1979, IRGC ka ndikim të madh në vend, duke kontrolluar pjesë të mëdha të ekonomisë dhe forcave të armatosura, dhe është gjithashtu përgjegjëse për programet e raketave balistike dhe ato bërthamore të Iranit.

Ndërsa disa shtete anëtare të BE-së kanë kërkuar më parë që IRGC-ja të listohet, të tjerat kanë qenë më të kujdesshme, nga frika se kjo mund të çojë në një ndërprerje të plotë të lidhjeve me Iranin, duke dëmtuar çdo shans për ringjalljen e bisedimeve bërthamore dhe duke rrezikuar çdo shpresë për lirimin e shtetasve të BE-së nga burgjet iraniane.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë

Presidenti i Finlandës, Aleksandar Stub, tha se Bashkimi Evropian duhet të marrë në konsideratë një zgjerim të konsiderueshëm me 40 shtete anëtare, përfshirë Kanadanë. Duke...
13:22 | 04/06/2026

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026