BE dhe India finalizojnë marrëveshjen tregtare pas 2 dekadash bisedime

27 Janar 2026 | 09:34

Evropa dhe India po bëjnë histori sot, njoftoi Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Në një postim në X, ajo konfirmoi se India dhe BE-ja kishin arritur një marrëveshje “të rëndësishme” të tregtisë së lirë, “nënën e të gjitha marrëveshjeve”.

“Ne kemi krijuar një zonë të tregtisë së lirë me dy miliardë njerëz, nga e cila do të përfitojnë të dyja palët”, shkroi von der Leyen.

India dhe Bashkimi Evropian arritën të hënën një marrëveshje “të rëndësishme” të tregtisë së lirë, e cila po cilësohet si më e madhja deri më tani, tha kryeministri indian Narendra Modi.

Në fjalimin e tij në Javën e Energjisë në Indi sot, Modi e quajti marrëveshjen “nëna e të gjitha marrëveshjeve”, raporton CNBC.

Ai tha se marrëveshja, e cila plotëson marrëveshjet ekzistuese të Indisë me Mbretërinë e Bashkuar dhe Shoqatën Evropiane të Tregtisë së Lirë, do të jetë veçanërisht e dobishme për sektorët kryesorë të ekonomisë indiane.

Modi dhe Presidentja e KE-së Ursula von der Leyen pritet të bëjnë një deklaratë të përbashkët në samitin Indi-BE në New Delhi më vonë gjatë ditës, duke zbuluar detajet e marrëveshjes që ka zgjatur gati dy dekada në përgatitje.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kupa e Botës, Justin Bieber i është bashkuar listës së yjeve që do të interpretojnë në ndeshjen finale

Justin Bieber i është bashkuar listës së yjeve që do të interpretojnë në ndeshjen e funidt të Kupës së Botës në 19 korrrik në Nju...
21:03 | 11/07/2026

Libani konfirmon pjesëmarrjen në raundin e ardhshëm të bisedimeve me Izraelin

Libani ka informuar të shtunën SHBA-në se do të marrë pjesë në bisedime shtesë me Izraelin që do të mbahen në Romë, tha një burim...
20:53 | 11/07/2026

Epidemia e Ebolës në Kongo, 1,830 raste të infektuara. 648 viktima

Në Republikën Demokratike të Kongos bëhet me dije se 1,830 raste janë konfirmuar në laborator të virusit Ebola, ku epidemia e shpallur më 15 maj...
20:45 | 11/07/2026