VIDEO/ Vlorë, punonjëset shpërthejnë në lot pas shkarkimit të nëndrejtorit të Kadastrës

27 Janar 2026 | 11:29

Atmosferë e tensionuar dhe emocionale u shënua këtë të martë në Kadastrën e Vlorës, ku punonjësit shpërthyen në lot dhe duartrokitje për kolegun e tyre, Sokol Shehaj, i cili u shkarkua nga detyra ditën e djeshme.

Sokol Shehaj, nëndrejtori i Kadastrës, edhe pse jeton në Tiranë dhe familjen e ka aty, sërish doli krah punonjësve duke kundërshtuar urdhërin e zhvendosjes së institucionit drejt kryeqytetit.

Pas këtij qëndrimi, Shehaj u shkarkua nga detyra pa motivacion të qartë. Aludohet se shkarkimi i tij erdhi vetëm për faktin se mbajti anën e kolegëve të tij.

Kujtojmë që pesëdhjetë e pesë punonjës të Kadastrës së Vlorës kanë kundërshtuar sërish vendimin për zhvendosjen e institucionit drejt Tiranës. Prej dy ditësh ata kanë kundërshtuar këtë vendim, i cili sipas tyre ka ardhur në mënyrë të beftë dhe të papritur.

Punonjësit shprehen se zhvendosja është e pamundur për shkak të kushteve familjare, pasi shumica prej tyre kanë familje, prindër dhe fëmijë, çka e bën të pamundur lëvizjen e përditshme apo transferimin drejt Tiranës për të ushtruar detyrën.

Kundërshtimi ka qenë i fortë, madje edhe nëndrejtori i Kadastrës së Vlorës, Sokol Shehaj, është shkarkuar nga detyra pasi ka mbështetur punonjësit.

Ndërkohë, afati i fundit për zhvendosjen është fundi i muajit, periudhë gjatë së cilës duhet të spostohet edhe baza materiale e institucionit. Pas kësaj, sipas punonjësve, mbetet e paqartë se çfarë do të ndodhë me ta.

Ata kërkojnë mbështetje nga mediat, por edhe nga institucionet përgjegjëse, deputetët dhe përfaqësuesit politikë të qytetit të Vlorës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Bashkia Vlorë apel qytetarëve: Kujdes nga stuhitë dhe erërat e forta ditën e premte

Pas parashikimeve meteorologjike për përfshirjen e zonës së Vlorës nga fenomene të paqëndrueshme atmosferike gjatë ditës së premte, Bashkia Vlorë u ka bërë apel qytetarëve...
15:33 | 23/07/2026

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për lirim nga burgu

Apeli i GJKKO ka rrëzuar kërkesën e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, për zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest në burg” me një masë më...
15:19 | 23/07/2026

Ministri i Brendshëm reagon pas protestës: Opozita përpjekje për të penguar rrugën evropiane të vendit

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar në rrjetet sociale pas protestës së zhvilluar para Kuvendit, duke akuzuar opozitën për përpjekje për të nxitur tensione...
15:12 | 23/07/2026