VIDEO/ Ministri i Jashtëm i Izraelit: Shqipëria, i vetmi vend ku hebrenjtë u rritën gjatë Holokaustit

27 Janar 2026 | 11:36

Ministri i Jashtëm i Izraelit, Gideon Sa‘ar, në ceremoninë vjetore të Shqipërisë për Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit këtë të martë ka dërguar një videomesazh të përkthyer me titra shqip, ku vlerëson dhe përkujton rolin e vendit tonë në mbrojtje të hebrenjëve.

Gjatë fjalimit të tij, ai thekson se një pjesë e madhe e Evropës i dërgonte hebrenjtë në kampet e vdekjes dhe se Shqipëria ishte i vetmi vend që i mbrojti ata në kuadër të kodit të nderit, të titulluar Besa.

“E nderuar Ministre e Punëve të Jashtme, mikja ime Elisa Spiropali, të nderuar të ftuar,

Jam i nderuar t’i drejtohem ceremonisë vjetore të Shqipërisë për Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit. Historia unike e Shqipërisë qëndron si një shembull morali për botën.

Gjatë Holokaustit, ndërsa në pjesën më të madhe të Europës hebrenjtë dërgoheshin në kampet e vdekjes, shqiptarët u ngritën në mbrojtje të hebrenjve në emër të kodit të tyre të nderit, Besa. Asnjë hebre nuk u dërgua drejt vdekjes. Shqipëria ishte i vetmi vend i pushtuar nga nazistët ku popullsia hebraike u rrit gjatë Holokaustit. Ne nuk do ta harrojmë kurrë këtë.

Populli hebre dhe Shteti i Izraelit do të jenë gjithmonë mirënjohës për guximin tuaj në shpëtimin e hebrenjve dhe për zgjedhjen e anës së drejtë të historisë. Ne e vlerësojmë thellësisht guximin moral të Shqipërisë edhe sot, dhe vlerësojmë miqësinë dhe udhëheqjen morale të Kryeministrit Edi Rama.

Zonja dhe zotërinj, ne nuk duhet të harrojmë kurrë gjashtë milionë gra, burra dhe fëmijë hebrenj të vrarë gjatë Holokaustit”, ka thënë ai në videomesazh.

http://streamable.com/586t1b
Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve të policisë (VIDEO)

Protestuesit prej më shumë se dy orësh po vijojnë protestën e tyre paqësore para Kryeministrisë kundër ndërtimit në Zvërnec. Protestuesit prej ditësh kanë treguar anën...
20:24 | 04/06/2026

Dita e pestë e protestës, qytetarët marshim në Tiranë

Qytetarë dhe aktivistë pritet të zhvillojnë këtë të enjte protestën e pestë radhazi kundër projektit për ndërtimin e një resorti turistik në zonën e mbrojtur...
20:18 | 04/06/2026

“Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)

Qindra qytetarë dhe aktivistë janë bashkuar edhe këtë të enjte në protestën e radhës kundër ndërtimit në Zvërnec. Protestuesit mbajnë në duar flamuj të Shqipërisë...
19:47 | 04/06/2026