“Gërdeci”, GJKKO rrëzon kërkesën e Mediut për ekspertim të faksit “për Shkëlzenin”

27 Janar 2026 | 12:10

Gjykata e Posaçme vendosi se nuk ka nevojë të bëhet ekspertizë kaligrafike për shënim “Për Shkëlzenin” në një faks të paraqitur si provë nga SPAK në procesin ndaj ish ministrit të mbrojtjes Fatmir Mediu për dosjen “Gërdeci”.

Gjyqtarja Irena Gjoka në seancën e kësaj të marte deklaroi se duke qenë se ky faks është kopje dhe jo origjinal, nuk është e nevojshme të kryer një ekspertim. Kërkesa ishte depozituar nga avokatët e Mediut të cilët kanë pretenduar se ky dokument është i manipuluar.

Madje, këtë qëndrim ka mbajtur edhe ish-ministri i drejtësisë për kohën Aldo Bumçi në momentin që u pyet në cilësinë e dëshmitarit në këtë proces.

Deri në këto momente, SPAK dhe GJKKO nuk e kanë gjetur për ta pyetur ish-sekretaren e Bumçit, Anjola Agolli në cilësinë e dëshmitares.

Seanca e radhës u caktua në datë 10 shkurt ora 12.00, për t’i lënë kohë edhe avokatëve të Mediut që të njihen me disa akte që janë referuar nga prokurorët, por që nuk janë vënë në dispozicion nga gjykata.

Mediu po përballet me akuzën e “shpërdorimit të detyrës” të kryer në bashkëpunim, lidhur me ngjarjen e rëndë të Gërdecit ku humbën jetën 26 persona.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026