Rama prezanton platformën ExportOn: Fokus tek rritja e eksporteve dhe përgatitja për BE-në

28 Janar 2026 | 16:12

Kryeministri Edi Rama ishte sot pjesë e tryezës së dialogut mes qeverisë dhe biznesit eksportues, ku u prezantua platforma e re ExportOn, një nismë e qeverisë për të përforcuar mbështetjen institucionale ndaj eksporteve shqiptare.

Në fjalën e tij, Rama theksoi nevojën që kompanitë shqiptare të përgatiten për sfidat dhe mundësitë që sjell integrimi në Bashkimin Evropian. Ai nënvizoi se bizneset që përshtaten me standardet evropiane dhe transformimin ekonomik do të jenë fitues, ndërsa të tjerët rrezikojnë të mbeten pas. Kryeministri e cilësoi vitin aktual si një tjetër etapë të rëndësishme në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

Rama vuri në dukje transformimin e Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve, nga një zyrë informative në një mekanizëm mbështetës që monitoron, asiston dhe orienton bizneset, me fokus të veçantë rritjen e vlerës së shtuar në vend dhe promovimin e produkteve “Made in Albania”.

Ai njoftoi gjithashtu mbështetje direkte shtetërore për certifikimet ndërkombëtare, duke i cilësuar si investim strategjik për të lehtësuar hyrjen e bizneseve shqiptare në tregun e përbashkët evropian. Rama theksoi se qeveria synon ta vendosë eksportuesin në qendër të politikave dhe të zhvillojë më tej marrëdhënien shtet–biznes.

Në fokus ishte edhe sektori i agro-përpunimit, i konsideruar prioritet për rritjen e vlerës së shtuar dhe reduktimin e eksporteve të lëndës së parë të papërpunuar. Kryeministri njoftoi synimin për ndërtimin e një rrjeti të konsoliduar të agropërpunimit, pas fazës së grumbullimit në bujqësi.

Rama pranoi se mbeten sfida në logjistikë dhe procedurat eksportuese, duke theksuar nevojën për lehtësimin e korridoreve logjistike për uljen e kostove dhe kohës së transportit. Në përmbyllje, ai nënvizoi rëndësinë e investimit në burimet njerëzore, duke lidhur kualifikimin e stafit me rritjen e performancës dhe fitimit të kompanive shqiptare.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Karamuço: Rama mori pistoletë dhuratë nga Erdogan, mbetet për t’u parë si do ta sjellë në Shqipëri

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço bëri të ditur se presidenti turk Recep Tayyip Erdogan u ka dhuruar...
22:26 | 08/07/2026

Ina Zhupa: 4.2 mln euro për koncertin e Kanye West, akti normativ antikushtetues

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, në një dalje për mediet këtë të mërkurë, u shpreh se vendimi i qeverisë për të përdorur 4.2 milionë...
22:15 | 08/07/2026

“Samiti i NATO-s do zhvillohet në Tiranë”, Eksperti nga SHBA: Tregon arritjet diplomatike të Shqipërisë

Eksperti i sigurisë nga SHBA, Adrian Shtuni, ka analizuar konfirmimin e sotëm që dha Mark Rutte gjatë një konference për samitin e ardhshëm të NATO-s...
21:59 | 08/07/2026