Aleanca e Maqedonisë padit qeverinë në gjykatën administrative të shkallës së parë Tiranë

28 Janar 2026 | 16:42

Sot,  partia Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian (AMIE) ka paraqitur padi në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë kundër vendimit të Qeverisë, për hapjen e tre qendrave për migrantë në territorin e Bashkisë Pustec, bashki e banuar nga minoriteti kombëtar maqedonas.

Nëpërmjet kësaj padie kërkohet përjashtimi i Bashkisë Pustec nga plani shtetëror për hapjen e qendrave për migrantë, pasi vendimi është marrë pa konsultim me pushtetin vendor, pa transparencë dhe pa përfshirjen e komunitetit lokal, në kundërshtim me Kushtetutën, ligjet në fuqi dhe standardet ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të pakicave kombëtare.

AMIE vlerëson se ky vendim cenon interesat, sigurinë dhe stabilitetin demografik të komunitetit maqedonas në Bashkinë Pustec dhe përbën një precedent të rrezikshëm të trajtimit të zonave minoritare pa respekt institucional.

Aleanca e Maqedonase për Integrimin Europian do të vazhdojë betejën ligjore dhe institucionale, deri në mbrojtjen e plotë të të drejtave dhe dinjitetit të komunitetit maqedonas në Shqipëri.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026

“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të enjte në Maliq të Korçës, ku një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë...
15:32 | 04/06/2026

Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur

Gazetari Artan Hoxha i ftuar këtë të enjte në Euronews Albania ka folur lidhur me humbjen e një ngarkese prej 15 tonësh kokainë. Hoxha gjatë...
15:23 | 04/06/2026