Intervistohen 8 kandidatët që garojnë për kreun e Gardës së Republikës

Dëgjoni lajmin
0:00 / 0:00
29 Janar 2026 | 11:32

Këtë të enjte në Ministrinë e Brendshme po zhvillohet intervistimi i kandidatëve që kanë aplikuar për pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm të Gardës së Republikës, garë e hapur pas dorëheqjes së Ermal Onuzit në qershor të vitit të shkuar.

Për këtë pozicion garojnë 8 kandidatë, përfshirë dy figura të njohura të politikës: ish-deputetin e PS-së, Denis Deliu, dhe ish-anëtarin e kryesisë së PL-së, Faik Basha. Kandidatët e tjerë janë: Liman Hoxha, Arian Sopiqoti, Ilirjan Hasanaj, Simon Zereci, Vasil Çuni dhe Zaje Osma.

Intervistimi po zhvillohet përpara një komisioni vlerësimi, të përbërë nga zv/ministri i Brendshëm, Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Brendshme dhe Drejtori i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.

Kandidatët po prezantojnë platformat dhe vizionin e tyre për drejtimin e Gardës, ndërsa anëtarët e komisionit u drejtojnë pyetje në përputhje me kriteret e vlerësimit të përcaktuara nga udhëzimi i Ministrit të Brendshëm.

Në përfundim, komisioni do të bëjë vlerësimin me pikë dhe renditjen e kandidatëve, duke u bazuar në dokumentacionin e dorëzuar, informacionin e administruar dhe performancën gjatë intervistës.

Renditja finale, së bashku me vlerësimet me shkrim për secilin kandidat, do t’i përcillet ministrit të Brendshëm, i cili më pas do të dërgojë propozimin për emërimin përfundimtar tek kryeministri.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

E rëndë në Roskovec, 35-vjeçari vret ish-vjehrrin dhe plagos ish-vjehrrën. Shpallet në kërkim autori (EMRAT)

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të premte në Roskovec ku 35-vjeçari, Refit Buzi ka vrarë ish-vjehrrin,...
08:25 | 24/07/2026

Rama mbledh sot Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar, agjenda e takimit

Kryeministri Edi Rama këtë të premte do të mbledhë në Pallatin e Brigadave Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste dhe kabinetin qeveritar. Mbledhja mësohet se do...
07:30 | 24/07/2026

Konflikt me sende të forta mes dy personash në Shëngjin, një i lënduar. Policia jep detajet

Një konflikt me sende të forta është regjistruar mes dy personash mbrëmjen e së enjtes në zonën e lodrave në Shëngjin. Si pasojë e përleshjes,...
07:14 | 24/07/2026