Deputetët monitorojnë Gjykatën e Korçës, fokus siguria dhe infrastruktura

29 Janar 2026 | 14:00

Një grup deputetësh zhvilluan një inspektim në ambientet e Gjykatës së Korçës, në kuadër të një nisme për vlerësimin e masave të sigurisë në institucionet e drejtësisë.

Deputeti i Partisë Socialiste, Bledi Como, bëri me dije se kjo vizitë vjen si përgjigje ndaj një kërkese të drejtpërdrejtë të Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ), pas ngjarjes së ndodhur më herët në Gjykatën e Apelit të Tiranës.

Sipas Comos, pas disa takimeve me institucionet përkatëse, deputetët kanë dalë në terren për të verifikuar kushtet e sigurisë në gjykata, me synimin që më pas çështja të diskutohet në komision parlamentar së bashku me institucionet e pavarura të sistemit të drejtësisë, përfshirë KLGJ dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë (KLP).

“Qëllimi ynë është përmirësimi i sistemit të sigurisë në gjykata, qoftë përmes ndryshimeve ligjore, qoftë përmes përmirësimit të infrastrukturës dhe teknologjisë”, u shpreh deputeti.

Ai theksoi se Gjykata e Korçës konsiderohet një nga gjykatat më të mira në vend për sa i përket kushteve dhe funksionimit, duke e cilësuar atë si një model për institucionet e tjera të drejtësisë. Sipas tij, inspektimi nuk ka të bëjë me monitorimin e vendimmarrjes gjyqësore, por vetëm me vlerësimin e ambienteve dhe standardeve të sigurisë.

“Nuk monitorojmë vendimmarrjen. Kemi ardhur të shohim ambientet dhe të barazojmë kushtet, pasi ka gjykata që nuk i kanë këto standarde. Gjykata e Korçës është një model se si duhet të funksionojë puna”, tha Como.

Në përfundim të inspektimeve, do të hartohet një raport përfundimtar, i cili pritet të shërbejë si bazë për zgjerimin e bashkëpunimit dhe gjetjen e një zgjidhjeje afatgjatë për rritjen e sigurisë në të gjitha institucionet e gjyqësorit dhe prokurorisë. Propozimet do të përfshijnë sigurinë fizike, infrastrukturën dhe teknologjinë, me synim garantimin e një mjedisi sa më të sigurt për funksionimin e drejtësisë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë

Gjatë seancës plenare sdot në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, pati diska replika me deputetin e Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi. Në fjalën e...
11:55 | 04/06/2026

Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)

Violand Braçellari, autori i vrasjes së efektivit të Policisë së Shtetit, Enea Mekolli, gjatë operacionit të zhvilluar në Maliq është transportuar me ambulancë nga spitali...
11:49 | 04/06/2026

Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme

Biznesmeni dhe investitori strategjik Pëllumb Gjoka ka folur për herë të parë publikisht lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj tij në kuadër të dosjes “Metamorfoza”,...
11:38 | 04/06/2026