Kërkimet për gjetjen e Jurgen Karaj, Osmani autorizon dërgimin e FSK-së në Shqipëri

29 Janar 2026 | 14:41

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka autorizuar dërgimin e një kontingjenti të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në Klos të Shqipërisë për t’iu bashkuar operacionit për kërkimin e një personi me shtetësi shqiptare, që dyshohet se ra në ujërat e përroit të Darsit 20 ditë më parë.

Osmani tha se FSK-ja u dërgua në Shqipëri më 28 janar, pas propozimit të Qeverisë në detyrë të Kosovës.

“Dje, pas propozimit të Qeverisë, kam autorizuar dërgimin e FSK-së në Klos të Shqipërisë në kërkimet për gjetjen e 24 vjeçarit Jurgen Karaj. FSK, si gjithmonë, e gatshme për ndihmë vëllazërore, kudo dhe kurdo që ka nevojë”, shkroi Osmani në Facebook.

Ndërkaq, Qeveria në detyrë e Kosovës përmes një njoftimi tha se miratoi kërkesën e Ministrisë së Mbrojtjes, po ashtu një ditë më parë, gjatë një mbledhjeje elektronike, të cilën më pas ia ka dërguar presidentes.

Raportohet se kontingjenti i FSK-së që u dërgua në Shqipëri është i specializuar për kërkime nënujore.

Aktualisht, në operacionin e kërkimit po marrin pjesë forca të shumta të Shqipërisë, përfshirë ushtrinë shqiptare, njësitë e zjarrfikësve të Matit dhe Klosit, zonë në qarkun e Dibrës, por edhe banorë të zonës.

Pavarësisht përpjekjeve intensive për gjetjen e Jurgen Karajit, që sipas mediave në Shqipëri është 30-vjeçar, deri më tani nuk është gjetur asnjë gjurmë e të riut.

Ai u zhduk pasi mbrëmjen mes 9 dhe 10 janarit, pasi me automjetin që po udhëtonte, ku ai ishte pasagjer, humbi kontrollin dhe dyshohet se ra në përrua. Shoferi i automjetit arriti të dalë nga vetura, ndërsa Karajn dyshohet se e mori rrjedha e ujit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në

Kandidatja për president nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani ndodhet në Gjilan nga ku ka falënderuar qytetarët për mbështetjen, duke e cilësuar atë si një...
13:54 | 04/06/2026

Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec

Kolektivi për Mendim dhe Veprim feminist ka mbledhur këtë të enjte dis aktivistë tek Ambasada e Shqipërisë në Prishtinë, për t’u solidarizuar me protestat në...
13:36 | 04/06/2026

Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit

Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, i kërkoi Serbisë të përshpejtojë reformat dhe të avancojë dialogun me Kosovën, duke theksuar se zgjerimi i Bashkimit Europian...
13:09 | 04/06/2026