“Ka aleanca ushtarake kundër Serbisë”, Vuçiç ndaj Shqipërisë: Po veprojmë

29 Janar 2026 | 15:28

Serbia nuk e sheh dorën e shtrirë të Shqipërisë për bashkëpunim ushtarak. Presidenti Aleksandër Vuçiç nuk mori në konsideratë thirrjen e ministrit tonë të mbrojtjes, Pirro Vengu, se aleanca mes Tiranës, Prishtinës dhe Zagrebit nuk ishte kundër askujt, duke u përpjekur sërish që ta portretizojë atë si një kërcënim. Ai vizitoi një kazermë në Beograd ku mori mori pjesë në një takim informues mbi analizën e gjendjes dhe aftësive të Forcave të Armatosura Serbe.

 “Jemi shumë të shqetësuar për formimin e aleancave ushtarake në mjedisin tonë kundër Serbisë dhe në përputhje me rrethanat po veprojmë me përgjegjësi, seriozisht, duke mos provokuar askënd, por duke dashur të pengojmë këdo që do të kryente agresion kundër vendit tonë. Kapacitetet tona mbrojtëse, si në forcat ajrore ashtu edhe në mbrojtjen ajrore, janë rritur në mënyrë drastike dhe dramatike. Dhe në vitet që vijnë, veçanërisht, do të ketë nga të gjitha sistemet për ushtrinë tonë”, tha Vuçiç.

Presidenti i Serbisë la të kuptohet se ishte interesuar për kapacitetet e luftës në ushtrinë e tij, teksa deklaroi se rezervat për materialet e luftës janë në një nivel të lartë. Vuçiç zbuloi strategjinë për kthimin e shërbimit ushtarak të detyrueshëm për 75 ditë, duke nënvizuar se mund të fillojë këtë dhjetor ose mars të vitit të ardhshëm.

“Duhet të përgatisim të gjitha mjediset, duhet të përgatisim mjaftueshëm nga gjithçka, pra pushkë, çizme, qendra rekrutimi, qendra regjistrimi. Duhet të përmirësojmë klinikat ambulatore, t’i rinovojmë ato”, theksoi Vuçiç mes tjerash. 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

 A do të bëhet Vuçiç sërish kryeministër i Serbisë?

Tërheqje politike apo taktikë për të qëndruar në pushtet? Kjo është pyetja që pason deklaratën e Aleksandar Vuçiçit, presidentit të Serbisë, para mijëra mbështetësve të...
17:51 | 29/06/2026

U arrestuan për provokimet gjatë Vidovdanit, shtyhet më 1 korrik seanca ndaj 36 serbëve

36 serbët që u paraqitën në Gjykatën Themelore në Prishtinë janë deklaruar të pafajshëm, por një vendim për ta është shtyrë për 1 korrik, në...
17:45 | 29/06/2026

Shtyhet certifikimi i zgjedhjeve në Kosovë, ankesat e kandidatëve të PDK-së bllokojnë procesin

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të duhet të presë edhe më gjatë për certifikimin e rezultatit të zgjedhjeve të 9 shkurtit në Kosovë. Vetëm një...
17:21 | 29/06/2026