“Isha 20 metra larg kur u vra Liridona”, gazetari tregon se çfarë dëshmoi Murseli në gjykatë

29 Janar 2026 | 17:09

Në një lidhje live për Euronews Albania, gazetari Urall Boshnjaku dha më shumë detaje mbi dëshminë e Naim Murselit, të dhënë në seancën e zhvilluar këtë të enjte në Kosovë, sa i përket vrasjes së Liridona Ademit.

Sipas gazetarit, Naim Murseli i ka mohuar vazhdimisht akuzat që ngrihen ndaj tij për planifikimin e vrasjes së bashkëshortes së tij. Sakaq, gazetari ka theksuar se Murseli ka deklaruar që nuk ka qenë në makinë në momentin kur është ekzekutuar bashkëshortja e tij dhe se ka qenë rreth 20 metra larg me fëmijët dhe nuk e ka parë ngjarjen.

“Naim Murseli gjithmonë ka qenë në pretendimet e tij se nuk ka qenë i përfshirë në vrasjen e Liridona Ademajt që nga fillimi. Mirëpo, vrasja që ka ndodhur më 29 nëntor të vitit 2023 është vënë mbi disa akuza ndaj bashkëshortit të Liridona Ademajt dhe po ashtu edhe ndaj bashkëpunëtorëve të tij. Fillimisht, Naim Murseli akuzohet se ka blerë një armë prej Tom Dodaj, çka ky i fundit e ka pranuar se ia ka shitur armën Naim Murselit dhe fillimisht u dënua me pesë vite burgim dhe pesë mijë euro gjobë, por pas apelimit të vendimit, ky dënim është zbritur në tre vite burgim dhe tre mijë euro gjobë. Murseli ka deklaruar vazhdimisht se nuk ka qenë në makinë në momentin kur është vrarë Liridona Ademi dhe se ndodhej rreth 20 metra larg së bashku me fëmijët e tij, duke thënë se nuk e kishte kontaktuar kurrë Plavën për kryerjen e këtij akti. Prokuroria e Kosovës po e akuzon Murselin për kurdisjen e këtij rasti dhe se gjithçka ishte në kuadër të një plani. Gjykimi vazhdon të mbahet dhe disa nga kërkesat e mbrojtjes janë refuzuar sot nga gjykata. Palët e Liridona Ademajt thonë se çifti nuk i kishin marrëdhëniet e mira vitet e fundit dhe se dyshohet se vrasja erdhi me porosi pas prishjes së marrëdhënieve. Ndaj dyshohet se Murseli e porositi vrasjen për t’u hakmarrë ndaj bashkëshortes së tij, pavarësisht se ai mohon akuzat”, u shpreh gazetari.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në

Kandidatja për president nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani ndodhet në Gjilan nga ku ka falënderuar qytetarët për mbështetjen, duke e cilësuar atë si një...
13:54 | 04/06/2026

Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec

Kolektivi për Mendim dhe Veprim feminist ka mbledhur këtë të enjte dis aktivistë tek Ambasada e Shqipërisë në Prishtinë, për t’u solidarizuar me protestat në...
13:36 | 04/06/2026

Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit

Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, i kërkoi Serbisë të përshpejtojë reformat dhe të avancojë dialogun me Kosovën, duke theksuar se zgjerimi i Bashkimit Europian...
13:09 | 04/06/2026