KLGJ nuk pranon nisjen e procedurave për verifikimin e gjyqtares Irena Gjoka

30 Janar 2026 | 13:08


Këshilli i Lartë Gjyqësor, KLGJ në mbledhjen e kësaj të premte me shumicë votash nuk ka pranuar nisjen e procedurave për verifikimin e gjyqtares, Irena Gjoka. Shumica e anëtarëve thonë se çështja duhet t’i kalojë Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.

Prokuroria e Përgjithshme në janar përfundoi verifikimin për gjyqtaren lidhur me deklarimet e saj në Formularin e Vetëdeklarimit të datës 22 prill 2016. Procesi nisi pas kërkesës së Komisionit të Zhvillimit të Karrierës në Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe pretendimeve se Gjoka kishte fshehur probleme nga e kaluara në shtetin grek.

Sipas pretendimeve të ish-kryeministrit Sali Berisha, gjyqtarja ishte dënuar nga autoritetet greke dhe nuk kishte deklaruar këtë në formular për një incident të datës 24 dhjetor 2002 në pikën kufitare të Kakavijës, ku sipas tij ajo është konstatuar me dokumente udhëtimi të falsifikuara.

Berisha dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi gjithashtu kanë dërguar në Këshillin e Lartë Gjyqësor disa parashtresa lidhur me çështjen e gjyqtares. Malltezi publikoi dokumentet online duke theksuar se janë bërë tre parashtrime në KLGJ. Parashtresat janë dërguar 10 ditët e fundit ndërsa sipas tij KLGJ ende nuk ka kthyer përgjigje.

Pas kryerjes së të gjitha verifikimeve brenda dhe jashtë vendit, Prokuroria miratoi rezultatet dhe i përcolli ato në Këshillin e Lartë Gjyqësor. Në të njëjtën kohë, SPAK po zhvillon hetime për këtë rast në një procedim penal pa emër.

Irena Gjoka ka gjykuar dosje të rëndësishme që përfshijnë politikanë, zyrtarë të lartë dhe personazhe të krimit të organizuar, duke e bërë këtë proces një verifikim me interes të lartë publik.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026

“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të enjte në Maliq të Korçës, ku një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë...
15:32 | 04/06/2026

Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur

Gazetari Artan Hoxha i ftuar këtë të enjte në Euronews Albania ka folur lidhur me humbjen e një ngarkese prej 15 tonësh kokainë. Hoxha gjatë...
15:23 | 04/06/2026