Kushtetuesja e la në burg, reagon Ilir Beqaj: Jeni aq serioz sa ju desh 7 muaj për një masë sigurie
Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj reagoi lidhur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për të lënë në fuqi masën e sigurisë arrest me burg ndaj tij.
Përmes një postimi në Facebook të mbrojtësit të tij ligjor, Ermal Yzeiraj, Beqaj shprehet se vetëm fakti që gjykatës në fjalë iu deshën muaj për të bërë vlerësimin për një masë sigurie tregon mungesë serioziteti nga ana e tyre.
“Ende nuk kam dijeni të rezultatit të votimit. Por rrëzimi i kërkesës tregon se kundër kërkesës sime kanë votuar të paktën 4 gjyqtarë, por ndoshta kanë votuar en bloc të tetë gjyqtarët.
Ky komunikim publik është vetëm për ata gjyqtarë që kanë votuar rrëzimin e kërkesës.
Kam bërë kërkesë në Gjykatën tuaj të nderuar më 1 korrik 2025. Sipas njoftimit të kahershëm, seanca do të zhvillohej në datë 23 dhjetor 2025, ndërsa njoftimi i rrëzimit të kërkesës u bë publik më 28 janar 2026. Kaq mjafton për të kuptuar se sa seriozë jeni në trajtimin e çështjeve që gjykoni. 7 muaj për të bërë vlerësimin e një mase sigurie. A ka kuptim që të jepni një vendim për një masë sigurie 19 muaj nga dhënia e vendimit të parë? Një shqyrtim i tillë i stërzgjatur e humbet funksionin e tij si garanci efektive. Çfarë lloj drejtësie qenka kjo? Kujt i duhet kjo lloj drejtësie kaq e vonuar?
Për ju kërkesat për rrëzim të vendimeve të masave të sigurimit mund të jenë “bezdisëse”, mund të jenë “të dorës së dytë” krahasuar me çështje të tjera shumë më themelore për shtetin e së drejtës që gjykoni, por kjo nuk duhet t’ju çojë në vlerësime krahasimisht më simpliste në raste si ky i imi.
Më 6 korrik 2024 GJKKO ka arsyetuar se, meqë veprat penale që dyshohet se kam kryer si funksionar i lartë parashikojnë dënim të lartë, ekziston rreziku që të largohem nga Shqipëria. Edhe Apeli i GJKKO më 7 gusht 2024 ka konfirmuar këtë rrezik.
Por vetë tekstet e arsyetimeve të vendimeve të shkallës së parë dhe Apelit të GJKKO, nëse lexohen, janë kontradiktore me vendimet e po këtyre gjykatave ndaj meje”, thotë Beqaj teksa rendit vendimet ndaj tij që siç thotë janë kontradiktore.
Beqaj po hetohet për dosjen e SASPAC, ku dyshohet se ka abuzuar me fondet e BE-së kur ishte në krye të kësaj agjencie.
Tentoi të vriste 59-vjeçarin me thikë pas një konflikti në lokal, arrestohet 43-vjeçari në Elbasan
Vatër zjarri në fshatin Mifol, zjarrfikësit në vendngjarje për të shuar flakët (VIDEO)
Ministrja serbe për Kosovën: Duhej të përdorja termin “deportim“, Sveçla është terrorist!
- 17:17 SHBA: Shkatërruam kullën e mbikëqyrjes së IRGC, e përdorte për të ndjekur anijet në Ngushticën e Hormuzit
- 17:10 Stoli i Italisë, Pep Guardiola del nga gara: Dua të kaloj më shumë kohë me familjen time
- 16:54 Pas sulmeve të SHBA-së në infrastrukturën energjetike, Teherani thirrje qytetarëve: Zvogëloni konsumin e energjisë
- 16:49 Pushimi mes dy pjesëve të finales së Kupës së Botës do të zgjasë më shumë se 15 minuta, shkak performancat
- 16:42 SHBA dhe zyrtarët sirianë hedhin poshtë pretendimet e Iranit për sulm ndaj bazës amerikane në Siri
- 16:37 Mijëra bileta ende në dispozicion për ndeshjen Angli-Francë, disa bileta të pa shitura edhe për finalen e Kupës së Botës