Goditi me sende të forta në kokë 30-vjeçarin, në kërkim autori në Shkodër
Policia e Shkodrës këtë të shtunë ka shpallur në kërkim një 24-vjeçar pasi për motive të dobta ka goditur me sende të forta në fytyrë dhe në kokë një person tjetër.
Sipas raportimeve nga policia, në kërkim është shpallur shtetasi A. K., 24 vjeç, banues në Shkodër, pasi në ambientet e një subjekti “bar-kafe”, ka goditur shtetasin M. D., 30 vjeç.
Njoftimi i plotë i policisë:
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër shpallën në kërkim shtetasin A. K., 24 vjeç, banues në Shkodër, pasi më datë 29.01.2026, në ambientet e një subjekti “bar-kafe”, për motive të dobëta ka goditur me sende të forta, në fytyrë dhe në kokë, shtetasin M. D., 30 vjeç, banues në Shkodër.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim.
Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike
Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun
- 22:30 Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente
- 22:19 Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike
- 22:06 Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
- 21:27 Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun
- 20:49 Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit
- 20:38 Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës