Arsenal dominon në transfertë, i shënon 4 gola Leeds-it
Transferta e Leeds-it nuk solli aspak vështirësi për Arsenalin, që mori një tjetër fitore në kampionatin anglez, një duel i përfunduar në shifrat 4-0. Të besuarit e Mikel Artetës dominuan kundërshtarin, të cilin e ndëshkuan dy herë që në fraksionin e parë. Zubimendi zhbllokoi shifrat dhe më pas një autogol i Darlow e çoi rezultatin në 0-2.
Në pjesën e dytë ishte radha e Gyokeres për të shënuar dhe pas tij Gabriel Jesus, që vulosi triumfin 0-4. Një 3-pikësh mjaft i rëndësishëm për Arsenalin, që synon shkëputjen nga Man City.
Tri pikë morën edhe Bournemouth, Chelsea dhe Liverpool. Këta të fundit likuiduan Newcastle 4-1. Ekitike realizoi një dopietë, por rrugën e rrjetës e gjetën edhe Wirtz dhe Konate. Të parët që kaluan përpara ishin “qymyrxhinjtë” me Gordon, më pas të kuqtë përmbysën gjithçka.
Të njëjtën gjë bëri edhe Chelsea në shtëpi ndaj West Ham-it, ku përmbysi shifrat nga 0-2 në 3-2. Bowen dhe Summerville mbyllën pjesën e parë në avantazh të West Ham-it, ndërsa në pjesën e dytë blutë përmbysën në mënyrë spektakolare me golat e Joao Pedro, Cucurella dhe Fernandez. Sfida tjetër e së shtunës, Brighton–Everton, përfundoi në barazim 1-1.
Karamuço komenton protestën te Parlamenti: Nuk duhet kaluar kufiri drejt destabilizimit të vendit
Eurostat publikon shifrat, sa ishte numri i shqiptarëve të kthyer nga vendet e BE-së në tremujorin e parë të vitit
INSTAT: Udhëtimet jashtë vendit u rritën me 14.3%, Italia dhe Greqia destinacionet më të preferuara të shqiptarëve
- 22:32 Vala e të nxehtit ekstrem godet Italinë, pesë viktima në 24 orët e fundit
- 22:31 Kryetarja e AfD: Gjermania duhet t’i japë fund bojkotit të naftës dhe gazit rus
- 22:30 Omani dhe Irani presion SHBA-ve për të mbledhur taksa nga anijet që kalojnë në Ngushticën e Hormuzit
- 22:25 “Rama gati të negociojë me protestuesit”, e zbulon Blendi Klosi dhe flet për “dorëheqjen” e Qeverisë
- 22:24 Karamuço komenton protestën te Parlamenti: Nuk duhet kaluar kufiri drejt destabilizimit të vendit
- 22:04 “Kjo nuk është Shqipëria e Re, është kaos i ri, anarki”, Klosi: Edhe ne si PS kemi protestuar