I akuzuar për kultivim dhe prodhim të narkotikëve, arrestohet 46-vjeçari në Vaun e Dejës
Një 46-vjeçar i shpallur në kërkim ka rënë në pranga në Vaun e Dejës, pasi akuzohet si bashkëpuntor për përshtatjen e dy ambienteve për kultivimin e bimëve narkotike, me ndihmën e llambave, në fshatin Barbullush.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vau i Dejës ndaluan shtetasin Gj. G., 46 vjeç, banues në fshatin Barbullush, i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit të koduar “Neonët 5”.
Nga këto dy ambiente, disa javë më parë, u sekuestruan 583 bimë narkotike kanabis, rreth 7.5 kilogramë kanabis dhe 307 pajisje elektrike që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike.
Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale: “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike”, të kryera në bashkëpunim.
Vijon puna për kapjen e shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim, ndërsa materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës për veprime të mëtejshme.
Stuhi e fortë në Vranisht, Lumi i Vlorës përfshihet nga reshje intensive dhe erë e fuqishme (VIDEO)
Temperaturat e larta në Elbasan, mjekja: Fëmijët, të moshuarit dhe punëtorët më të rrezikuarit nga i nxehti
Vala e të nxehtit, mbi 400 raste në Urgjencën e QSUT-së brenda një dite
- 20:47 “E duan Shqipërinë shesh për horrllëk e pisllëk”, Rama: Korbat dhe sorrat do dështojnë
- 20:39 Stuhi e fortë në Vranisht, Lumi i Vlorës përfshihet nga reshje intensive dhe erë e fuqishme (VIDEO)
- 20:31 Temperaturat e larta në Elbasan, mjekja: Fëmijët, të moshuarit dhe punëtorët më të rrezikuarit nga i nxehti
- 20:27 Vala e të nxehtit, mbi 400 raste në Urgjencën e QSUT-së brenda një dite
- 19:57 Dita e 31-të e protestës në Tiranë, qytetarët mblidhen sërish para Kryeministrisë
- 19:49 Aksident në Mallakastër, kamioni me koshere del nga rruga dhe përmbyset, bletët shpërndahen në zonë (VIDEO)