Probleme me ujin e pijshëm në fshatin Tërovë dhe Pendavinj, banorët në protestë

Dëgjoni lajmin
0:00 / 0:00
3 Shkurt 2026 | 10:33

Banorët e fshatit Tërovë dhe Pendavinj kanë protestuar ditën e sotme për ujin e pijshëm që sipas tyre prej dy javësh është i pakonsumueshëm.

Sipas banorëve, uji ka një erë shumë të rëndë, e cila e bën të papijshëm dhe të pamundur përdorimin e tij edhe për gatim.

“Kemi 3 javë që kemi probleme me ujin e pijshëm. Është problem i vështirë që nuk i japim dot zgjidhje. Burimi është bërë në vitin 77, mbase shkak janë reshjet e shumta. Banorët kanë blerë ujë, çfarë të bëjmë?”, është shprehur një banorë.

Nga ana tjetër banorët e fshatit Tërovë se bashku me banorët e fshatur Pendavinj, jane rreth 1500 banorë që në kushte të tilla kanë qenë të detyruar të blejnë ujë për konsum, që ka rritur shpenzimet e tyre.

“Po bën dy javë me aromë të keqe, e për të gatuar blejmë. E vështirë për çdo gjë. E rrobat kur i lajmë, janë me aromë të keqe. Ujë kemi, kemi 24 orë, por ka 15 ditë që ka erë të rëndë, nuk pihet. Këta qe janë kompetente ta gjejnë zgjidhjen. Po blemë ujë, kosto për ne janë shumë të larta. Me pensione jemi, vetëm pleq kemi ngelur. Nuk kemi nga ja mbajmë”, është shprehur një i moshuar tjetër.

I kontaktuar, drejtori i agjencisë së ujësjellës kanalizimeve të Korçës, Petrit Tare, tha se janë bërë dy herë analizat e ujit të pijshëm të fshatrave Tërovë dhe Pendavinj, e në bazë të analizave të kryera uji është i konsumueshëm.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme

Biznesmeni dhe investitori strategjik Pëllumb Gjoka ka folur për herë të parë publikisht lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj tij në kuadër të dosjes “Metamorfoza”,...
11:38 | 04/06/2026

Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet

Këtë të enjte mbahet seanca e radhës plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ku në rend dite janë 6 interpelanca, mes të cilave dy të kërkuara...
11:36 | 04/06/2026

Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve

Skëndër Brataj, Drejtor i Urgjencës ka njoftuar mbi gjendjen aktuale të evektivit të plagosur Edison Adri. Brataj shpjegon se gjendja e tij është stabilizuar dhe...
11:22 | 04/06/2026