Deputeti i PD-së në Kuvend: Elbasani qarku me përdorimin më të lartë të kokainës në vend

3 Shkurt 2026 | 12:47

Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, deklaroi në Kuvend se Elbasani është qarku më i madh në vend për përdorimin e kokainës. Sipas tij, përdorimi i narkotikëve sjell pasoja dramatike për shoqërinë dhe nuk është pasojë e sistemit demokratik apo e trashëgimisë nga një sistem tjetër, por një plagë e krijuar nga qeverisja.

Boçi u shpreh se përdorimi i drogës është rritur ndjeshëm pas vitit 2013 dhe se sot narkotikët po konsumohen edhe nga shtresa shumë të reja, përfshirë moshat e paraadoleshencës. Ai tha se droga po shpërndahet edhe pranë shkollave, ndërsa mungon një raport i saktë për numrin real të përdoruesve.

Sipas deputetit të PD-së, paradoksalisht, në qarqet më të varfra të vendit ka më shumë përdorues droge, çka tregon për një problem serioz social dhe institucional. Ai ia atribuoi përgjegjësinë qeverisë, duke theksuar se shkaku kryesor është bashkëpunimi i saj me krimin e organizuar.

“Qeveria nuk i lufton bandat dhe trafikantët e drogës”, tha Boçi, duke shtuar se kjo situatë është denoncuar edhe nga partnerët ndërkombëtarë.

Luçiano Boçi

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026

“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të enjte në Maliq të Korçës, ku një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë...
15:32 | 04/06/2026