Balla në Këshillin e Integrimit Europian: Ligji i ri për ushqimin, hap vendimtar drejt BE-së
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, foli në Këshillin Kombëtar të Integrimit Europian për rëndësinë e ligjit të ri për ushqimin dhe ndërtimin e një sistemi modern e të qëndrueshëm të sigurisë ushqimore, si pjesë kyçe e procesit të integrimit në Bashkimin Europian.
Balla u shpreh optimist për ritmin e negociatave me BE-në, duke theksuar se viti 2026 do të jetë më intensiv për punën parlamentare. Sipas tij, vetëm në dy seancat e fundit të Kuvendit janë miratuar mbi 30 ligje të lidhura drejtpërdrejt me përmbushjen e piketave të negociatave, ndërsa deri në fund të sesionit parlamentar pritet shqyrtimi i mbi 200 ligjeve të tjera.
Ai nënvizoi se rekomandimet e Komisionit Europian për vitin 2025, veçanërisht në fushën e sigurisë ushqimore, lidhen me një nga grup-kapitujt më të vështirë të negociatave, për shkak të ndikimit të drejtpërdrejtë në shëndetin e qytetarëve, besimin e konsumatorëve dhe funksionimin e tregut të brendshëm.
Sipas Ballës, politikat e sigurisë ushqimore, veterinarisë dhe fitosanitarisë janë gurthemeli i këtij procesi dhe nuk mund të përmbushen vetëm përmes legjislacionit në Kuvend, por kërkojnë ndërtimin e një sistemi kontrolli efektiv, transparent dhe të mbështetur në shkencë. Ai theksoi se siguria ushqimore është pjesë e sigurisë kombëtare.
Një nga sfidat kryesore, sipas tij, mbetet hyrja e ushqimeve të skaduara nga jashtë vendit, ndaj kërkohet një qasje më proaktive dhe më e integruar mes institucioneve, përfshirë forcimin e kontrollit, rritjen e kapaciteteve të AKU-së, zhvillimin e laboratorëve dhe garantimin e standardeve në pikat kufitare.
Balla theksoi se ligji i ri për kontrollet zyrtare, i përafruar me rregulloren e BE-së të vitit 2017, si dhe ligji i ri për ushqimin, janë hapa kyç për ndërtimin e një sistemi modern dhe të besueshëm të sigurisë ushqimore.
Në përfundim, ai deklaroi se Shqipëria është në rrugën e duhur drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian, por theksoi se procesi kërkon një ritëm më të shpejtë, në mënyrë që negociatat të mbyllen brenda afateve të parashikuara dhe vendi të përmbyllë anëtarësimin e plotë brenda kësaj dekade.
Irani i përgjigjet Macron: Franca të mos provokojë situatën në Hormuz, çminimin e bëjmë vetë
“Batmani” misterioz terrorizon hajdutët e motorëve në Meksikë, i lidh me shirit në shtyllat e rrugës (VIDEO+FOTO)
Giorgia Meloni: Nuk kam qenë e nënshtruar dje dhe as antiamerikane sot
- 10:19 Dy punonjës të 313-ës humbin jetën për shkaqe shëndetësore, reagon Drejtoria e Burgjeve
- 10:18 Festë kombëtare në Paraguai pas eliminimit të Gjermanisë
- 10:10 Eksperti i astronomisë: Asteroidi më i rrezikshëm që do t’i afrohet Tokës në vitin 2028
- 10:06 Polemikat me Trump, Meloni: Nuk jam antiamerikane, por as e gjunjëzuar
- 10:04 Rubio: Do rivendosim unitetin në Libi
- 10:00 Spiropali: Jemi duke punuar për draftin për Shqipërinë e re, do vijoj të jem pjesë e PS