Gjirokastër, policia rrugore ndëshkon me gjoba 2,436 shoferë gjatë muajin janar
Policia Rrugore e Gjirokastrës këtë të mërkurë ka njoftuar se përgjatë muajit janar ka ndëshkuar me masa administrative 2436 drejtues mjetesh për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.
Sipas njoftimit, pjesa më e madhe e gjobave me 657 të tilla janë vendosur për shpejtësi tej normave të lejuara, 455 masa administrative janë vendosur për parakalime të gabuara duke vazhduar me 198 masa për mosvënien e rripit të sigurimit, 275 gjoba për shkelje të tjera të Kodit Rrugor,etj.
Masa administrative ka patur ndaj drejtuesve të mjeteve edhe për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit,mosrespektimin e këmbësorëve. Brenda muajit janar janë pezulluar 3 leje drejtimi dhe ka nisur procedimi penal për 2 drejtues mjetesh,për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Në këtë sezon dimri vëmendje të veçantë blutë e rrugores po i kushtojnë parandalimit të aksidenteve për shkak të motit të keq.
Për të eviturar aksidentet rrugore policia ka rritur praninë në rrugët kombëtare Tepelenë-Gjirokastër-Kakavije, Kardhiq-Delvinë dhe Përmet-dogana e Tri Urave. Blutë e rrugores apelojnë për kujdes të shtuar nga drejtuesit e mjeteve gjatë lëvizjes në këto ditë dimri.
Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 17:21 Bitcoin bie në nivelin më të ulët që nga shkurti, rritet pasiguria në tregjet e kriptomonedhave
- 17:19 Planifikoi atentatin ndaj Ines Hajrullas, GJKKO dënon 11 vite burg Erio Zejnon
- 17:16 Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama
- 17:16 25 mijë vende të reja pune nga investimi i Amazon në Evropë
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Bayer Leverkusen shkarkon Hjulmandin, e zëvëndëson Martinez Novell