Italia parandalon sulmet kibernetike ruse që synonin Lojërat Olimpike Dimërore
Një seri sulmesh kibernetike që synonin strukturat e Ministrisë së Jashtme, si dhe infrastrukturat online të lidhura me Lojërat Olimpike Dimërore, siç janë hotelet në Cortina, u parandaluan në kohë, sipas autoriteteve italiane.
Siç deklaroi ministri i Jashtëm Antonio Tajani, hakerat ishin gati të ndërmerrnin veprime, megjithatë sulmet u “neutralizuan”, ndërsa foli për veprime me “origjinë ruse”. Ai theksoi se parandalimi i sulmeve u bë i mundur falë punës që është bërë në drejtorinë e përgjithshme të ministrisë, në kontekstin e reformës së fundit. “Siguria kibernetike tani është me rëndësi kritike. Jam shumë i kënaqur dhe, sigurisht, kemi informuar të gjitha autoritetet kompetente”, tha ai.
Ndërkohë, grupi i hakerëve pro-rus Noname057(16) mori përgjegjësinë për një sulm kibernetik ndaj një hoteli me katër yje në Cortina. Ashtu si në rastet e mëparshme, sulmi u krye duke përdorur metodën DDoS, e cila mbingarkoi një faqe interneti me kërkesa masive për akses, duke bërë që ajo të bëhej përkohësisht e paoperueshme.
Shërbimet online të hotelit pësuan ndërprerje për një kohë të shkurtër, por u rivendosën nga teknikët dhe faqja e internetit tani është normalisht e arritshme.
Aeroportet e Romës do të pezullojnë sistemin e ri EES gjatë verës për të shmangur fluksin e lartë të pasagjerëve
Vala e të nxehtit në Spanjë, 212 viktima gjatë katër ditëve të fundit
Macron: Marina franceze ka kapur një tjetër tanker rus të “flotës në hije”
- 15:43 Rubio: Vendet e Gjirit kundër tarifave në Hormuz
- 15:36 Fermerët e Korçës thirrje qeverisë: Na ndihmoni të sigurojmë prodhimet
- 15:19 Gazetari shqiptar në SHBA tregon historinë e Goxhajt në luftën e Kosovës: Dokumenti t’i nënshtrohet ekspertizës
- 14:45 Rama shpall ‘non grata’ një nga protestueset nga Kosova, Ikballe Huduti
- 14:25 Franca, Spanja dhe Holanda dërgojnë ekipe kërkim-shpëtimi në Venezuelë
- 14:21 Ish-themeluesi UÇK-së, Xhavit Haliti: Goxhaj të tregojë kë ka pasur komandant