Burg për parkim që bllokon emergjencat, ligji i ri ngre debate
Të gjitha automjetet që do të parkohen dysh në rrugët e vendit, duke bllokuar rrugën për mjetet e emergjencës, si policia, ambulanca apo zjarrfikësja, do të dënohen deri në një vit burg, sipas ndryshimeve të Kodit të ri Rrugor.
Edhe pse ministri i Drejtësisë theksoi se parkimi dysh do të trajtohet si vepër penale vetëm në raste kur kjo shkelje pengon qarkullimin e mjeteve të emergjencës, përsëri këto ndryshime kanë ngjallur debat dhe paqartësi mes qytetarëve dhe ekspertëve.
“Problemi këtu është që çdo shkelje e kërkesave të Kodit Rrugor ka një masë dhe marrja e antimasës duhet të jetë proporcionale dhe jo disproporcionale me veprimin e drejtuesit. Ky është një veprim administrativ dhe duhet të konsiderohet i tillë…Nëse do të bllokojmë rrugën në mënyrë të dhunshme, në demonstrata apo greva, ky është veprim i dhunshëm dhe merr pastaj përgjegjësi nga organet ligjzbatuese”, thotë Mamir Hodo, ekspert rrugor.
Ndryshimet në Kodit Penal, ku përfshihet edhe dënimi me burg deri në 1 vit për parkimin dysh që bllokon mjetet e emergjencës, u miratuan në Kuvend me 85 vota pro nga mazhoranca. Ai pritet të dekretohet nga Presidenti Bajram Begaj, e më pas të botohet në fletoren zyrtare për të hyrë në fuqi,
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut