Si do ndahen 90 mld euro për Ukrainën dhe cilat shtete përjashtohen nga detyrimet financiare
Vendet e Bashkimit Evropian kanë arritur një marrëveshje për të lëshuar një kredi prej 90 miliardë eurosh për të përmbushur nevojat financiare dhe ushtarake të Ukrainës për vitet 2026 dhe 2027, me Brukselin që synon të bëjë pagesën e parë në fillim të prillit për të shpëtuar Kievin nga një rënie e papritur e ndihmës së huaj.
Marrëveshja mbi tekstet ligjore u arrit nga ambasadorët të mërkurën pasdite, pasi Qiproja, mbajtësja e presidencës së rradhës së Këshillit, paraqiti një version të ri.
“Marrëveshja e sotme tregon se BE-ja vazhdon të veprojë me vendosmëri në mbështetje të Ukrainës dhe popullit të saj. Financimi i ri do të ndihmojë në sigurimin e qëndrueshmërisë së fortë të vendit përballë agresionit rus”, tha Makis Keravnos, ministri qipriot i financave.
“Në të njëjtën kohë, ne po dërgojmë një sinjal të fortë se sovraniteti dhe integriteti territorial i shteteve duhet të respektohen plotësisht, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare.”
Kredia prej 90 miliardë eurosh, e cila u dakordësua politikisht në një samit në Bruksel, do të financohet përmes emetimit të borxhit të përbashkët, me buxhetin e BE-së si garanci për investitorët.
Si pjesë e marrëveshjes, Hungaria, Sllovakia dhe Republika Çeke do të përjashtohen plotësisht nga të gjitha detyrimet financiare, duke përfshirë pagesat vjetore të interesit. Të tre vendet kishin kundërshtuar me vendosmëri çdo ndihmë shtesë për Kievin.
Komisioni Evropian vlerëson se 24 shtetet anëtare të mbetura do të duhet të paguajnë midis 2 dhe 3 miliardë euro çdo vit për të mbuluar kostot përkatëse.
Shifra prej 90 miliardë eurosh do të ndahet në dy shtylla kryesore: 30 miliardë euro ndihmë buxhetore dhe 60 miliardë euro ndihmë ushtarake. Bilanci mund të ndryshojë nëse lufta merr fund
25 mijë vende të reja pune nga investimi i Amazon në Evropë
Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 17:16 Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, takohet me kryeministrin Rama
- 17:16 25 mijë vende të reja pune nga investimi i Amazon në Evropë
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Bayer Leverkusen shkarkon Hjulmandin, e zëvëndëson Martinez Novell
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael: Negociatat janë të turpshme