Çfarë i shtyn sipërmarrësit gjermanë të investojnë në Shqipëri, Bledar Mankollari tregon sektorët më të pëlqyer

9 Qershor 2021 | 09:37

Shumica e bizneseve gjermane në Shqipëri vlerësojnë me notë negative situatën aktuale ekonomike dhe presin përmirësim të saj në vijim.  Shoqata Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë në Shqipëri (DIHA) ka publikuar rezultatet e anketimit vjetor për klimën e biznesit dhe investimeve në Shqipëri.

Bledar Mankollari, drejtori Ekzekutiv i DIHA-s (Dhoma Gjermane e Tregtisë dhe Industrisë), tha për Euronews Albania se pyetësori i këtij viti ka reflektuar edhe efektet e vërteta të pandemisë, ndërsa projeksioni pozitiv për të ardhmen tha ai, lidhet me hapjen dhe shpresën se kjo do të ndikojë pozitivisht në rritjen ekonomike.

Z. Mankollari shpjegoi se sektorët më interesantë që ofron Shqipëria dhe rrjedhimisht janë më të pëlqyer për të investuar nga sipërmarrësit gjermanë kanë qenë dhe janë burimet natyrore dhe ato njerëzore.

“Tek burimet natyrore futen turizmi, mineralet e nëntokës, ndërsa burimet njerëzore manifaktura industria por edhe projekte të mëdha si TAP dhe energjia”, tha z. Mankollari.

Sipas tij, shqetësimet me të cilat përballen investitorët gjermanë në Shqipëri mbeten lufta kundër korrupsionit, kriminaliteti, por edhe shqetësimi për administratën publike ku në pyetësor del se ka nevojë për një reforme të thellë për ta bërë efikase edhe kundrejt biznesit.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e pestë e protestës, qytetarët marshim në Tiranë

Qytetarë dhe aktivistë pritet të zhvillojnë këtë të enjte protestën e pestë radhazi kundër projektit për ndërtimin e një resorti turistik në zonën e mbrojtur...
20:18 | 04/06/2026

“Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)

Qindra qytetarë dhe aktivistë janë bashkuar edhe këtë të enjte në protestën e radhës kundër ndërtimit në Zvërnec. Protestuesit mbajnë në duar flamuj të Shqipërisë...
19:47 | 04/06/2026

Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec

Protesta e qytetarëve në Vlorë ka vijuar edhe sot pranë Sheshit të Flamurit. Ndryshe nga ditët e mëparshme, pjesëmarrja është raportuar më e ulët, ndërsa...
19:39 | 04/06/2026