Itali, identifikohet familja që u shua nga helmimi i dioksidit të karbonit

5 Shkurt 2026 | 10:02

Detaje të reja dalin nga tragjedia e rëndë e regjistruar mbrëmjen e së mërkurës në Itali, ku një familje shqiptare humbi jetën si pasojë e dyshuar e helmimit nga monoksidi i karbonit.

Mediat italiane bëjnë me dije se viktimat janë Arti Kola, 48 vjeç, bashkëshortja e tij Jonida, 43 vjeçe, si edhe dy fëmijët e tyre: Hajdar Kola, 22 vjeç dhe vajza e mitur e familjes, Xhesika, vetëm 15 vjeçe.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Porcari, një komunë në zonën e Luccës. Sipas informacioneve paraprake, tragjedia dyshohet se ka ndodhur rreth orës së darkës. Kur ekipet e shpëtimit hynë në banesë, gjetën tryezën të shtruar, duke lënë të kuptohet se familja ishte përgatitur për të ngrënë në momentin kur ndodhi helmimi fatal.

Karabinierët që mbërritën të parët në vendngjarje për të ofruar ndihmën e parë shfaqën gjithashtu shenja të lehta dehjeje nga gazi, por fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, vëllai i kryefamiljarit ka pësuar helmim më të rëndë dhe është transportuar me urgjencë në spital, ku po merr trajtim mjekësor.

Autoritetet italiane kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e sakta të ngjarjes, ndërsa dyshimet kryesore lidhen me një rrjedhje gazi monoksid karboni në banesë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Moti i keq në vend, ndërron jetë elektricisti i OSHEE-së në Himarë gjatë punës për rikthimin e energjisë

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme në Himarë, ku një elektricist ka ndërruar jetë në krye të detyrës. Sipas burimeve, bëhet fjalë...
08:33 | 22/07/2026

Stuhi dhe erë e fortë, moti i keq përfshinë Vlorën dhe Himarën (VIDEO)

Bregdeti i jugut është goditur nga një mot i keq i shoqëruar me erëra të fuqishme dhe rrufe. Në qytetin e Vlorës, era e fortë...
07:33 | 22/07/2026

Reshjet e shiut shuajnë zjarret në Gjirokastër

Moti i keq që përfshiu mbrëmjen e së martës zonën e Gjirokastrës ka ndihmuar për shuarjen e disa zjarreve që rrezikonin zonat e banuara. Sipas...
07:20 | 22/07/2026