VIDEO/ Lëkundje të forta, pamje nga tërmeti në Korçë

5 Shkurt 2026 | 10:52

Lëkundje tërmeti janë ndjerë mbrëmjen e së mërkurës në Shqipëri. Lëkundjet e tërmetit janë ndjerë fort në katet e larta të qyteteve Korçë e Bilisht.

Siç shihet edhe nga pamjet e siguruara nga Euronews Albania, lëkundja ka qenë e fortë. Në video duket momenti i tërmetit i kapur nga një kamera sigurie.

Agjencia e Mbrojtjes Civile të mërkurën bëri me dije përmes një njoftimi se, lëkundjet me magnitudë 4,1 të shkallës Rihter u regjistruan në ora 19:50, në qarkun Korçë.

Epiqendra e tërmetit ishte në zonën Hoçisht- Bilisht- Korçë, sipas të dhënave të Institutit të Gjeoshkencave në thellësi 5-15 km. Pas lëkundjet kanë vijuar deri në orët e vona të natës duke i lënë banorët në frikë për ndonjë tërmet më të fortë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)

Deputeti Erion Braçe ka folur lidhur me mënyrën se si po trajtohet publikisht projekti i investimit strategjik në Zvërnec. Në një reagim publik, Braçe theksoi...
14:05 | 04/06/2026

Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, njoftoi se kanë nisur procedurat për shpalljen e efektivit Enea Mekolli, i cili humbi jetën gjatë kryerjes së detyrës, me...
13:47 | 04/06/2026

Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
13:30 | 04/06/2026