Fqinji i familjes shqiptare zbulon detaje nga tragjedia: Kishin akoma puls, kuptuam se në ajër kishte diçka
Detaje të reja janë zbardhur lidhur me ngjarjen tragjike të regjistruar në Itali ku humbën jetën 4 pjesëtarë të një familjeje shqiptare. Fqinji i familjes Kola, Ernest Çela ishte ndër personat e parë të cilët shkuan në vendin e ngjarjes dhe gjetën 4 trupat e shqiptarëve.
Ai ka deklaruar se në momentin kur i gjetën ata kishin ende rrahje zemre, por se nuk kanë mundur të mbijetojnë. Sipas tij në momentin kur janë futur në banesë ai së bashku me dy policë dhe vëllain e kryefamiljarit që mbeti viktimë, kanë filluar t’iu merren mendtë.
Ai theksoi se vëllai i Arti Kolës humbi ndjenjat. Çela shtoi se më pas kuptuan se diçka nuk shkonte në ajër dhe nëse kishte prezencë të ndonjë gazi. Përveç Arti Kolës, humbën jetën Jonida, Hajdar dhe Xhesika Kola. Vëllai i Artit gjithashtu është në gjendje të rëndë.
“Mbrëmë rreth orës 21:30 erdhi patrulla e policisë bashkë me xhaxhanë e djalit që ka ndërruar jetë. Menjëherë hymë në banesë dhe u ngjitëm në katin e dytë, ku pashë 4 trupat pa jetë të shtrirë pa ndjenja në tokë.
Në atë moment shkova menjëherë të kontrolloja nëse kishin akoma puls dhe deri në atë moment kishin ende. Më pas, një moment, xhaxhai i djalit, ai që tani është i shtruar në spitalin e Cisanellos në gjendje të rëndë, humbi ndjenjat.
Më pas edhe mua filluan të merreshin mendtë bashkë me tim atë dhe dy karabinierët që hymë brenda. Aty kuptuam se në ajër kishte diçka, një gaz ose diçka e ngjashme. Në vendngjarje erdhi fillimisht ambulanca dhe më pas zjarrfikësja”, ka thënë ai.
Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve të policisë (VIDEO)
Dita e pestë e protestës, qytetarët marshim në Tiranë
“Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)
- 20:24 Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve të policisë (VIDEO)
- 20:18 Dita e pestë e protestës, qytetarët marshim në Tiranë
- 20:16 Organi ndërkombëtar i paqes nuk arrin dakordësimin për të dërguarin e ri të Bosnjës, vijojnë diskutimet
- 20:13 Putin: Nëse Ukraina i thotë po kompromisit që ramë dakord me Trumpin në Alaskë, lufta do të përfundojë shpejt
- 20:06 Ministri Lavrov: Lufta e Bidenit në Ukrainë u bë lufta e Trumpit
- 20:00 VIDEOLAJM/ Tensione në protestë, goditet me gurë dera