Korçë: Procedohen penalisht dy persona për falsifikim të vulave në pasaportë

Policia e Korçes
5 Shkurt 2026 | 14:31

Policia e Korçës këtë të enjte ka proceduar penalisht një 60-vjeçar dhe një 64-vjeçar për falsifikim të vulave në pasaportë.

Sipas raportimeve nga policia, rasti u zbulua gjatë verifikimeve në dalje të Kapshticës se në pasaportat e tyre gjendej nga një vulë e shtetit grek, të dyshuara si false.

 “Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për veprën penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve” për shtetasit:

S. M., 60 vjeç, dhe L. I., 64 vjeç, banues në Paskuqan, Tiranë, pasi gjatë verifikimeve në dalje të Shqipërisë në PKK Kapshticë, këtyre shtetasve iu konstatuan në pasaportat e tyre nga një vulë e shtetit grek, të dyshuara false.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026

“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të enjte në Maliq të Korçës, ku një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë...
15:32 | 04/06/2026

Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur

Gazetari Artan Hoxha i ftuar këtë të enjte në Euronews Albania ka folur lidhur me humbjen e një ngarkese prej 15 tonësh kokainë. Hoxha gjatë...
15:23 | 04/06/2026