Seanca paraprake, SPAK kërkon kalimin për gjykim të dosjes së Ilir Metës e Monika Kryemadhit
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka mbyllur parashtrimet në gjyqin paraprak ndaj Ilir Metës, Monika Kryemadhit dhe tre personave të tjerë të pandehur në të njëjtën çështje.
Gjatë seancës, prokurori i çështjes ka kërkuar dërgimin për gjykim të 5 të pandehurve, duke argumentuar se nga hetimet janë mbledhur prova të mjaftueshme për vazhdimin e procesit në themel.
Meta akuzohet për korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë, pastrim parash e mosdeklarim pasurie.
Ish-bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi akuzohet për korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë në 2 raste, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie.
Seanca gjyqësore e Metës zgjati 5 orë e 40 minuta, ndërkohë, seanca paraprake u shty për datë 12 shkurt
Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:30 Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë