Lavrov: Putin i hapur për diskutim serioz me Macronin

5 Shkurt 2026 | 18:39

Presidenti rus Vladimir Putin është i gatshëm të zhvillojë një telefonatë me homologun e tij francez, Emmanuel Macron, për diskutime “serioze”, deklaroi ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov. Megjithatë, ai i cilësoi deklaratat e Macronit për një rifillim të mundshëm të dialogut me Moskën si “diplomaci patetike”.

“Nëse doni të flisni dhe të flisni seriozisht për diçka, atëherë telefononi. Putini gjithmonë do ta ngrejë telefonin. Ai i dëgjon të gjitha propozimet,” tha Lavrov në një intervistë për median shtetërore ruse RT.

Lavrov shtoi se Macron, rreth dy javë më parë, kishte deklaruar sërish se “një ditë do ta telefonojë Putinin”, duke theksuar se një qasje e tillë nuk është serioze. “Kjo nuk është serioze, është një lloj diplomacie patetike,” u shpreh ai.

Komentet e shefit të diplomacisë ruse erdhën pasi këshilltari i lartë diplomatik i presidentit francez, Emmanuel Bonne, zhvilloi bisedime në Moskë të martën me zyrtarë rusë, sipas një burimi.

Nga ana tjetër, Presidenca franceze nuk i konfirmoi dhe as nuk i mohoi zyrtarisht këto bisedime.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një sagë familjare e mbushur me intriga dhe vrasje: Pse Kim Jong-un nuk flet kurrë për nënën e tij “japoneze”

Spektri i nënës e ndjek Kim Jong-un. Marshalli-President i Koresë së Veriut është paraqitur para popullit të tij si një baba shembullor, duke ekspozuar bashkëshorten...
22:36 | 29/06/2026

Ministri izraelit i Mbrojtjes: Trump lidhi konfliktet e Iranit dhe Libanit pavarësisht kundërshtimit tonë

Ministri i mbrojtjes i Izraelit tha të hënën se presidenti i SHBA-së, Donald Trump këmbënguli në lidhjen e luftërave në Liban dhe Iran gjatë bisedimeve...
22:28 | 29/06/2026

Irani i përgjigjet Macron: Franca të mos provokojë situatën në Hormuz, çminimin e bëjmë vetë

“Çminimi i Ngushticës së Hormuzit është një operacion që do të kryhet ekskluzivisht nga Irani, në përputhje me Memorandumin e Mirëkuptimit (MoU) midis Teheranit dhe...
22:20 | 29/06/2026