Ndreca kritikon retorikën e gjyqtarëve për pagat: Rama nuk goditi asnjë gjykatës

5 Shkurt 2026 | 21:41

Avokati Plarent Ndreca ka komentuar debatin e fundit mbi pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve, duke theksuar se ato janë të lidhura drejtpërdrejt me pavarësinë dhe integritetin e sistemit të drejtësisë Duke folur në emisionin “Now”, Ndreca u shpreh se është e rëndësishme që pagat dhe përfitimet të mos cënohen.

Nga ana tjetër, ai kritikoi retorikën e përfaqësuesve të gjyqësorit, duke nënvizuar se kryeministri, si aktor politik, ka një rol dhe përgjegjësi të ndryshme nga ato të gjyqtarëve.

“Pagat dhe përfitimet kanë një qëllim, për të ruajtur statusin e gjyqtarit, për të ruajtur pavarësinë, integritetin dhe mënyrën se si punojnë. Dhe përfitimet janë kompetencë ekskluzive e ekzekutivit. Financat janë kompetencë ekskluzive kushtetuese ekzekutiv legjislativ. E rëndësishme është që si pagat dhe përfitimet të mos ulen dhe të mos cënohen.

Nëse ka një retorikë të papërshtatshme, në raport me çfarë përfaqësojnë është retorika e gjyqtarëve të cilët duhet të jenë të përmbajtur, shumë institucional. Kryeministri në fund të ditës jep llogari para qytetarëve të Shqipërisë. Ai është një aktor politik, i votuar nga 800 mijë veta dhe u drejtohet atyre. Ka një qasje ndryshe publike nga gjykata. Për çdo gabim që bën kryeminstri mban përgjegjësi drejtpërdrejtë një herë në katër vjet te qytetarët. Gjyqtarët janë arbitra përfshirë dhe kryeministrin. Kryeministri nuk i është drejtuar asnjë gjyqtari, nuk ka goditur pushtetin gjyqësor. Ka dhënë argumenta mbi argumenta të palës tjetër që në këtë rast është një shoqatë e gjyqtarëve, por nuk ka goditur asnjë”, tha Ndreca.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Më shkroi drejtoresha e CNN para se të hyja në studio”, Auron Tare zbulon mesazhin

I ftuar këtë të enjte në Now me Erla Mëhillin, studiuesi Auron Tare u shpreh se para se të vinte në emision kishte marrë një...
22:21 | 04/06/2026

Dita e pestë e protestës, qytetarët marshim në Tiranë

Qytetarë dhe aktivistë pritet të zhvillojnë këtë të enjte protestën e pestë radhazi kundër projektit për ndërtimin e një resorti turistik në zonën e mbrojtur...
20:18 | 04/06/2026

FOTOLAJM/ Del pankarta zyrtare e protestuesve: Nuk ka negociata, kërkesat janë të qarta

Në ditën e pestë të protestës, organizatorët kanë prezantuar pankartën zyrtare të tubimit, ku shfaqet edhe adresa e faqes së tyre informuese, “ShqiperiaNukShitet.com”. Mesazhi i...
19:03 | 04/06/2026