Tentuan të kontrabandonin naftë nga Kosova, procedohen dy persona
Këtë të premte, policia Kufitare në Qafë Morinë, ka kapur dy persona të cilët tentuan të kontrabandonin naftë nga Kosova. Sipas raportimeve nga policia, u proceduan penalisht shtetasi A. D., 25 vjeç, banues në Tropojë dhe I. P., 30 vjeç, banues në Pukë.
Rastet u kapën në Qafë Morinë, ku gjatë kontrollit në kamionin që drejtonte 30-vjeçari dhe në automjetin që drejtonte 25-vjeçari, gjetën dhe sekuestruan sasi nafte të padeklaruara në autoritetet doganore.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Kukës referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi për veprën penale “Kontrabanda me mallra për të cilët paguhet akcizë”, për shtetasit:
Sasia e naftës u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.
Refuzohet kërkesa e pesë prokurorëve serbë për t’u rikthyer në Prokurorinë e Mitrovicës së Veriut
Organizatat evropiane: Liria e medias në Kosovë është përkeqësuar
Rritja e çmimeve në Ballkan, Kosova në vendin e parë për inflacion
- 17:57 SHBA akuzon Kubën për spiunazh
- 17:48 Temperaturat deri në 48 gradë Celsius, cili vend është përfshirë nga vapa ekstreme
- 17:43 Shpërthen një pajisje ndezëse jashtë një ndërtese federale në Manhattan, arrestohet i dyshuari (VIDEO)
- 17:41 Bullgaria shqyrton kërkesën e SHBA-së për vendosjen e tetë avionëve amerikanë
- 17:35 Mbi 900 viktima nga Ebola në Kongo
- 17:26 Kush janë vëllezërit Tate, të arrestuar për dhjetëra akuza për ngacmime seksuale?