“Ikin se s’kanë punë”, edhe fshati Çengelaj braktiset nga të rinjtë

7 Shkurt 2026 | 18:32

Emigrimi masiv, migrimi i brendshëm dhe mungesa e perspektivës ekonomike e kanë kthyer edhe Çengelajn, dikur një fshat me rreth 700 banorë, në një zonë pothuajse të shkretë. Sot, në këtë fshat të bashkisë Peqin, kanë mbetur vetëm 4–5 familje të moshuarish, të braktisur nga rinia për shkak të mungesës së punës dhe kushteve bazë.

Banorët që kanë mbetur tregojnë se arsyeja kryesore e largimit të të rinjve është mungesa e punësimit. Me pensione të ulëta, ata mezi përballojnë shpenzimet mujore, ndërsa fëmijët e tyre jetojnë dhe punojnë jashtë Shqipërisë.

“Ikin se s’kanë punë. Ne pleqtë marrim pensionin dhe ikim në shtëpi. Është shumë e vështirë të jetosh vetëm, po çfarë të bëjmë”, thotë një banore.

Përveç varfërisë dhe izolimit, të moshuarit përballen edhe me vështirësi të mëdha infrastrukturore. Rrugët e amortizuara, kanalizimet e dëmtuara dhe pusetat e hapura janë kthyer në rrezik të përditshëm për jetën e banorëve.

“Torturë është. Pensioni s’na del as për ilaçe. Këtu mungon organizimi, mungon rruga, mungon tregu për prodhimet. Prandaj ikin të gjithë”, thotë një banor.

Banorët theksojnë se mungesa e investimeve dhe neglizhenca institucionale kanë përshpejtuar shpopullimin e zonës. Sipas tyre, edhe ata pak të rinj që arsimohen, largohen për të kërkuar mundësi jashtë vendit.

“Nuk ka punësim për të rinjtë e shkolluar. Pusetat janë të hapura, kanalizimet s’i ka prekur njeri. Kanë rënë njerëz, janë dëmtuar”, thotë një banor.

Çengelaj sot është një tjetër shembull i qartë i shpopullimit të zonave rurale, ku shtëpitë e braktisura dhe heshtja kanë zëvendësuar jetën dhe gjallërinë e dikurshme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e pestë e protestës, qytetarët marshim në Tiranë

Qytetarë dhe aktivistë pritet të zhvillojnë këtë të enjte protestën e pestë radhazi kundër projektit për ndërtimin e një resorti turistik në zonën e mbrojtur...
20:18 | 04/06/2026

FOTOLAJM/ Del pankarta zyrtare e protestuesve: Nuk ka negociata, kërkesat janë të qarta

Në ditën e pestë të protestës, organizatorët kanë prezantuar pankartën zyrtare të tubimit, ku shfaqet edhe adresa e faqes së tyre informuese, “ShqiperiaNukShitet.com”. Mesazhi i...
19:03 | 04/06/2026

Rama në Mal të Zi në resortin që u refuzua në Shqipëri: Po na kalon prap huq topi i historisë së Shqipërisë së Re Europiane

Kryeministri Edi Rama në një lidhje live nga Mali i Zi po zhvillon një bashkëbisedim lidhur me ivestimet. Bashkëngjitur, Rama iu ështe drejtyuar protesteusve të...
19:01 | 04/06/2026