Belinda Ballukut nuk do t’i hiqet imuniteti në Parlament! Ibraj: Duhet ta zgjidhte Gjykata Kushtetuese

7 Shkurt 2026 | 21:25

Avokati Kujtim Ibraj i ftuar në emisionin Review në Euronews Albania ka folur lidhur me vendimin e marrë të premten nga Gjykata Kushtetuese për rrëzimin e kërkesës së qeverisë dhe lënies në fuqi të pezullimit të zv. kryeministres, Belinda Balluku.

Sipas tij, Ballukut nuk do hiqet imuniteti në parlament dhe se zgjidhja e kësaj çështjeje është kur të vendosë gjykata e Strasburgut. Ai theksoi se duhet të bëhen disa ndryshime në ligje pasi sipas tij janë të nevojshme.

“Belinda e Ballukut nuk do hiqet imuniteti në parlament dhe është mbyllur kjo pra është krijuar me këtë vendim këta kanë krijuar një barrikadë vetë që Belindës nuk do hiqet dhe nuk do votojnë deputetët e Partisë Socialiste për t’u heq imuniteti.

Thjesht kjo çështje do pritet vetëm sa të vendosin gjykata e Strasburgut. Zgjidhje tjetër mbi këtë tokë nuk ka juridikisht me këto ligje që kemi ne. Po i ndryshuan këta ligjet shpejt e shpejtë. Po ndryshim kodin e procedurës penale, po ndryshuan nenin 242 pika 2 dhe të bëjnë ca ndryshime të tjera që për mendimin tim duhet ndërhyrë shumë shpejt, është e nevojshme.

Ne kemi vakume ligjore shumë të mëdhaja për sa i përket mbas reformës në drejtësi dhe kompetencave që ka Prokuroria e Posaçme dhe Gjykata e Posaçme dhe këta duhet duhet të mblidhen urgjent për sa i përket paketës së ligjeve  që e ndalojnë po themi këtë që thotë Arbri superfuqinë absolute të një prokurorie ose një gjykate dhe kjo ndalohet me ligj. Rrugë tjetër nuk ka”, tha ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve të policisë (VIDEO)

Protestuesit prej më shumë se dy orësh po vijojnë protestën e tyre paqësore kundër ndërtimit në Zvërnec. Protestuesit prej ditësh kanë treguar anën e tyre...
20:24 | 04/06/2026

Dita e pestë e protestës, qytetarët marshim në Tiranë

Qytetarë dhe aktivistë pritet të zhvillojnë këtë të enjte protestën e pestë radhazi kundër projektit për ndërtimin e një resorti turistik në zonën e mbrojtur...
20:18 | 04/06/2026

“Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)

Qindra qytetarë dhe aktivistë janë bashkuar edhe këtë të enjte në protestën e radhës kundër ndërtimit në Zvërnec. Protestuesit mbajnë në duar flamuj të Shqipërisë...
19:47 | 04/06/2026