Mediu në Kongresin Amerikan: Anëtarësimi i Kosovës në NATO, ekuilibër për Ballkanin

8 Shkurt 2026 | 12:41

Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu ishte në forumin e sigurisë së Kongresin Amerikan ku mori mbështetjen për anëtarësimin e Kosovës në NATO.

Kongresmeni Keith Self, kryetar i Nënkomisionit për Evropën në Komisionin e Punëve të Jashtme u shpreh se stabiliteti i Ballkanit është misioni i tij dhe një element kyç për ta mundësuar këtë është anëtarësimi i Kosovës në NATO.

“Dua të trajtoj edhe një çështje tjetër këtu: stabilitetin në Ballkan. Unë po kërkoj ekuilibër në Ballkan. Dua ekuilibër në Ballkan dhe mendoj se një nga pjesët kyçe — dhe e kam marrë si mision personal — është anëtarësimi i Kosovës në NATO, e cila do të ishte një forcë jashtëzakonisht stabilizuese në Ballkan. Prandaj duhet të bëjmë përparim në këtë drejtim dhe duhet t’u përgjigjemi kundërshtimeve të disa vendeve. Besoj se kjo është një pjesë kyçe e asaj për të cilën po flasim sot, sepse siguria në Ballkan — Ballkani sot, sipas mendimit tim, është një fuçi baruti — dhe ne duhet ta zgjidhim këtë dhe të sjellim stabilitet në rajon”, u shpreh ai.

Mediu nga ana e tij e falenderoi kongresmenin amerikan për mbështetjen ndërsa shprehu bindjen se Kosova brenda NATO-s do të sjellë më shumë stabilitet në rajon.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama

Kryeministri Edi Rama ka pritur këtë të enjte në Kryeministri presidenti e Lituanisë Gitanas Nausėda. Bëhet e ditur se takimi ka pasur në fokus forcimin...
17:16 | 04/06/2026

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja

Sitiata e krijuar në Zvërnec dhe protestat qytetare që pasuan incidentet e ndodhura kanë zbritur në Kuvend dhe janë shoqëruar me përplasje mes deputetëve të...
12:05 | 04/06/2026