Volejbolli për femra, Pogradeci mposht 3 me 2 Skënderbeun
Pogradeci ka fituar derbin e juglindjes në Superligën e volejbollit për femra, duke mposhtur Skënderbeun me rezultatin 3-2 në një ndeshje të fortë dhe të luftuar deri në pikën e fundit.
Skuadra pogradecare tregoi karakter dhe cilësi në momentet vendimtare, duke përballuar presionin dhe duke siguruar një fitore me peshë për ecurinë e kampionatit.
Lojtaret e Pogradecit, Kennedy Stanford dhe Valentina Moya u shprehën të kënaqura për fitoren në një përballje kaq të vështirë ndërsa theksuan se ekipi është ambientuar me ndeshjet e forta me pesë sete.
“Është kënaqësi të luash ndeshje të tilla. Është bukur të jesh shumë konkurrues dhe të përballesh me skuadra që na sfidojnë. Mendoj se kemi luajtur shumë sete të pesta dhe kemi bërë një punë të mirë duke i fituar ato. Po luajmë në një nivel shumë të lartë tani dhe e dimë që, kur jemi në formën tonë më të mirë, është shumë e vështirë të na mposhtin”, tha Kennedy Stanford Valentina Moya, volejbolliste e Pogradecit.
Nga ana tjetër, për lojtaren e Skënderbeut Irsa Metanj, ndeshja ishte shumë e fortë. Ajo u shpreh se ekipi korçar është në proces ringritjeje me një grup të ri lojtaresh dhe pranoi se në këtë përballje fitoi skuadra më e mirë.
Me këtë fitore në derbin e juglindjes, Pogradeci vazhdon marshimin drejt objektivit madhor të sezonit, duke dhënë një mesazh të qartë për rivalët se mbetet një pretendente serioze për titullin kampion.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme