Dhunohet në Vlorë avokati Kujtim Cakrani
Avokati Kujtim Cakrani është dhunuar të dielën në Vlorë. Burimet brenda policisë së Vlorës bëjnë me dije se Kujtim Cakrani është paraqitur në spitalin e Vlorës për të marrë ndihmë mjekësore.
Mësohet se avokati ka përfunduar në spital pas një konflikti me disa persona të tjerë në një pikë karburanti në qytet. Nuk dihen ende motivet e kësaj ngjarjeje, nëse ka të bëjë apo jo me ushtrimin e detyrës.
Ndërkohë që Cakrani ka marrë ndihmën mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut.
Policia ka dalë me një reagim zyrtar lidhur me dhunimin e avokatit Kujtim Cakrani në Vlorë. Policia njofton se ngjarja ka ndodhur pranë një karburanti rreth orës 13:30, në rrugën Tranballkanike.
Sipas njoftimit, Cakrani është konfliktuar me dy persona lidhur me pozicionimin e automjetit në pikën e furnizimit dhe bllokimin e mjeteve të tjera. Konfliki më pas ka agravuar në përdorimin e dhunës ndaj avokatit. Policia po vijon punën për identifikimin e autorëve.
“Vlorë/Informacion paraprak. Rreth orës 13:30, në rrugën Tranballkanike, pranë një karburanti, gjatë kohës që do furnizonte automjetin me karburant, shtetasi K.C., 55 vjeç, me profesion avokat, është përfshirë në një konflikt me dy persona ende të paidentifikuar.
Konflikti, që paraprakisht dyshohet se ka të bëjë me pozicionimin e automjetit në pikën e furnizimit dhe bllokimin e mjeteve të tjera, është përshkallëzuar, dhe dy personat ende të paidentifikuar e kanë goditur fizikisht shtetasin K.C., i cili po merr ndihmë mjekësore në spital.
Nga veprimet e para hetimore është bërë e mundur identifikimi i automjetit me të cilin janë larguar dy shtetasit. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve,” njofton policia.
Moti i keq, aksident në hyrje të tunelit të Skërficës
Rrufeja shkakton zjarr në Dropull, era e fortë rrëzon pemë dhe bllokon rrugën
Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit
- 22:32 Moti i keq, aksident në hyrje të tunelit të Skërficës
- 22:28 Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij
- 22:25 “5 kërkesat nuk mjaftojnë për Shqipërinë e Re”, Manjani: Nuk është zgjidhje, jep dorëheqjen ti të vij unë
- 22:12 “PD të mos flasë në emër të protestës”, Malaj: Partitë politike janë të fundit që duhet të flasin
- 21:58 Rrufeja shkakton zjarr në Dropull, era e fortë rrëzon pemë dhe bllokon rrugën
- 21:57 Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit