“Më provokuan dhe më pas më goditën me mjet prerës”. Flet avokati Kujtim Cakrani
Kjo audio është krijuar me AI për leximin e lajmeve.
Mund të ketë pasaktësi në shqiptim ose në theksimin e disa fjalëve.
Avokati Kujtim Cakrani u dhunua të dielën në qytetin e Vlorës. Në një intervistë për gazetarin e Euronews Albania Algert Harizi, Cakrani tregoi se ngjarja ndodhi në një karburant në hyrje të qytetit, ku dy të rinj e kishin provokuar dhe më pas e kishin goditur me një mjet prerës.
Ai u shpreh se nuk i njeh personat që e dhunuan dhe nuk i di motivet e ngjarjes.
“Më kanë dhunuan dy të rinj që nuk i njihja. Më provokuan dhe më pas më goditën. Nuk mund të them më shumë se nuk di gjë. Ndodhi në hyrje të qytetit, në një karburant. Pasi më provokuan, njëri erdhi nga pas dhe më goditën me mjet prerës, nuk e di çfarë ishte. Nuk i njihja dy të rinjtë”, tregoi Cakrani.
Policia ka dalë me një reagim zyrtar lidhur me dhunimin e avokatit Kujtim Cakrani në Vlorë. Policia njofton se ngjarja ka ndodhur pranë një karburanti rreth orës 13:30, në rrugën Tranballkanike.
Sipas njoftimit, Cakrani është konfliktuar me dy persona lidhur me pozicionimin e automjetit në pikën e furnizimit dhe bllokimin e mjeteve të tjera. Konfliki më pas ka agravuar në përdorimin e dhunës ndaj avokatit. Policia po vijon punën për identifikimin e autorëve.
“Vlorë/Informacion paraprak. Rreth orës 13:30, në rrugën Tranballkanike, pranë një karburanti, gjatë kohës që do furnizonte automjetin me karburant, shtetasi K.C., 55 vjeç, me profesion avokat, është përfshirë në një konflikt me dy persona ende të paidentifikuar.
Konflikti, që paraprakisht dyshohet se ka të bëjë me pozicionimin e automjetit në pikën e furnizimit dhe bllokimin e mjeteve të tjera, është përshkallëzuar, dhe dy personat ende të paidentifikuar e kanë goditur fizikisht shtetasin K.C., i cili po merr ndihmë mjekësore në spital.
Nga veprimet e para hetimore është bërë e mundur identifikimi i automjetit me të cilin janë larguar dy shtetasit. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve,” njofton policia.
Shfaqi probleme gjatë një zhytjeje në zonën e Radhimës, ndërron jetë turistja nga Finlanda. Detajet e para
Rama për Paketën e Maleve: Shitet si akt tradhtie, mijëra emigrantë kanë shprehur interes sepse duan të investojnë
Rama mbledh të premten Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar, zbulohet mesazhi për deputetët
- 22:29 “Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve
- 22:12 “Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar
- 22:02 Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks
- 21:57 Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta
- 21:44 Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)
- 21:04 Moti i keq godet Kosovën, humb jetën 61-vjeçari pasi rrëshqiti në ballkonin e shtëpisë! Plagosen 2 të tjerë