Inspektori i Lartë i Drejtësisë miraton planin e inspektimeve për vitin 2026
Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka miratuar, në Mbledhjen e Përgjithshme të Inspektorëve më 30 janar 2026, planin e inspektimeve në gjykata dhe prokurori për vitin 2026.
Inspektimet tematike dhe institucionale do të vazhdojnë të jenë instrumenti kryesor me të cilin ILD mat eficencën e sistemit të drejtësisë në vend. Ky vit sjell një fokus të veçantë mbi monitorimin e zbatimit të rekomandimeve të lëna nga inspektimet e mëparshme.
Gjatë mbledhjes u prezantua analiza e të dhënave mbi llojin e ankimeve të qytetarëve dhe institucioneve deri në dhjetor 2025, si dhe trajtimi i tyre me vendimmarrje gjatë vitit 2025. Sipas ILD, pjesa më e madhe e ankesave lidhet me vendimmarrje të padrejta, zvarritje të gjykimeve, vonesa në veprimtarinë hetimore dhe në dorëzimin e vendimeve gjyqësore.
Mbledhja gjithashtu evidentoi se gjatë vitit 2025, ILD i ka dërguar institucioneve të drejtësisë, përfshirë Prokurorin e Përgjithshëm, Këshillin e Lartë Gjyqësor, Këshillin e Lartë të Prokurorisë, Ministrin e Drejtësisë dhe Dhomën Kombëtare të Avokatisë, kërkesa për tematika inspektimesh për planin e vitit 2026. Nga këto institucione u propozuan gjithsej 11 tematika, ku Prokurori i Përgjithshëm sugjeroi 2, Këshilli i Lartë i Prokurorisë 4 dhe Ministria e Drejtësisë 5.
Pas shqyrtimit të të dhënave dhe prioriteteve të punës së ILD-së, Mbledhja e Përgjithshme e Inspektorëve miratoi gjithsej 9 inspektime për vitin 2026: 8 tematike dhe 1 institucionale. Veçori e këtij viti është miratimi i dy inspektimeve tematike për ndjekjen e rekomandimeve të inspektimeve të mëparshme.
Inspektimet kryesore për vitin 2026 përfshijnë:
- Procedura e shpalljes dhe arsyetimit të vendimeve gjyqësore në Gjykatën e Shkallës së Parë Korçë (16.02.2026 – 30.09.2026).
- Trajtimi i referimeve dhe kallëzimeve penale ndaj punonjësve të policisë dhe burgjeve në të gjitha prokuroritë (16.02.2026 – 02.12.2026).
- Kohëzgjatja e proceseve civile gjyqësore në Gjykatën e Shkallës së Parë Elbasan (16.02.2026 – 30.10.2026).
- Respektimi i afateve të paraburgimit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë (16.02.2026 – 30.10.2026).
- Ndarja e çështjeve me short dhe kontrolli i raporteve të sistemit elektronik në gjykatat e Shkallës së Parë Gjirokastër, Lezhë dhe Vlorë (02.2026 – 10.12.2026).
- Praktika dhe shkaqet e zëvendësimit të prokurorëve në të gjitha prokuroritë (16.02.2026 – 21.12.2026).
- Inspektim institucional mbi infrastrukturën dhe qarkullimin e dokumentacionit në Gjykatën e Apelit (16.02.2026 – 30.10.2026).
Përveç tyre, dy inspektime vijues tematikë do të fokusohen mbi ndjekjen e rekomandimeve të inspektimeve të mëparshme:
- “Lirimi me kusht”, në të gjitha gjykatat dhe prokuroritë (16.02.2026 – 30.10.2026).
- “Caktimi i çështjeve me short në prokurori”, në të gjitha prokuroritë (16.02.2026 – 30.09.2026).
Plani i inspektimeve 2026 reflekton përpjekjen e ILD-së për të garantuar transparencë, efektivitet dhe përmirësim të vazhdueshëm të funksionimit të drejtësisë në vend.
Nesër seancë plenare, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit në orën 10:00
Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës (VIDEO)
Protestuesit marrin banderolën nga ambientet e Politeknikut, e valëvisin në shesh (VIDEO)
- 22:36 Një sagë familjare e mbushur me intriga dhe vrasje: Pse Kim Jong-un nuk flet kurrë për nënën e tij “japoneze”
- 22:28 Ministri izraelit i Mbrojtjes: Trump lidhi konfliktet e Iranit dhe Libanit pavarësisht kundërshtimit tonë
- 22:20 Irani i përgjigjet Macron: Franca të mos provokojë situatën në Hormuz, çminimin e bëjmë vetë
- 22:11 Nesër seancë plenare, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit në orën 10:00
- 22:08 “Batmani” misterioz terrorizon hajdutët e motorëve në Meksikë, i lidh me shirit në shtyllat e rrugës (VIDEO+FOTO)
- 22:00 Eurodeputetja iu bashkua fotos me Arlind Qorin, kreu i “Lëvizjes Bashkë” sqaron foton me grusht